18 Qershor, 2022

“A kënaqet njeri me këta”/ Yll Limani ndihet i ‘zhgënjyer’ nga binjakët Veshaj (Video)


Ylli Limani është një nga artistët më të pëlqyer të momentit në tregun muzikor Shqiptar. Këngëtari nga Kosova numëron një numër të madh hitesh dhe momentalisht është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Artisti gjithmonë ka rënë në sy për sensin e tij të humorit. Kohëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit situate gazmore që ai krijon në jetën e tij të përditshme.

Së fundmi këngëtari ka shprehur ‘pakënaqësitë’ e tij që ka ndaj vëllezërve Veshaj. Ylli publikoi një video në rrjetet sociale teksa ka drekuar me dy binjakët dhe i drejtohet fansave duke i thënë se kush është ai njeri që kënaqet me Donaldin dhe Romeon.

Direkt pas kësaj ka zbuluar se kush është dhe ‘djalli’ i vërtetë nga ata. Sipas këngëtarit nuk është asnjëri prej aktorëve të humorit por vëllai i tyre i vogël Mario.

Videon e ka ripostuar dhe Donaldi ku mbi të shkruan : “O Yll ti je kafshë e rritur në pyll dhe me shumë dyll, në vesh”.

Sigurisht që fjalët e Yllit kanë qenë në një formë shakaje ku dashur pa dashur djemtë duket se na zbuluan se kush do të jetë i ftuari i rradhës në emisionin “Më lër të flas”.

“Yll si po ja kalon në Tiranë, Yll a u kënaqe në Tiranë… Më tregoni a kënaqet një njeri me…”

“Të gjithë mendojnë se djalli është Romeo ose Donaldi por… ja miq direkt nga ferri”.- tha Ylli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al