9 Korrik, 2022

A është ende e lidhur me Dj PM? Ja si i përgjigjet Sarah Berisha ndjekësit


Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit.

Së fundmi Sarah ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk i ka shpëtuar dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj PM.

“O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”- e pyet ndjekësja, ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: “Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju”.

Rikujtojmë se Berisha ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.

Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.

Momentalisht ish-banorja ndodhet me pushime në bregdet së bashku me motrën dhe mikeshat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al