13 Prill, 2018

A e gjeni dot se sa vjeç është kjo gjyshe? (FOTO)


Një 47-vjeçare e cila është nënë e katër fëmijëve dhe gjyshe e një mbese, po sfidon vajzat e reja për t’u zgjedhur “Miss Maxim 2018”.

Ajo është Gina Stewart nga Australia dhe është finaliste e këtij kompeticioni. Me një pamje shumë rinore, do të habiteni kur të merrni vesh se sa pranvera ka mbi supe. Gjyshja është 47 vjeçe dhe për “Daily Mail Australia” ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj.

“Ndërhyrja ime e vetme është zmadhimi i gjoksit, 10 vjet më parë. Nuk përdor botoks pasi dua të plakem normalisht. Nuk kam sekret. Mendoj se të gjithë janë të bukur. Marr pjesë në konkurs për të frymëzuar femrat që ta duan veten dhe moshën e tyre”, shprehet Gina.

Ndërkohë modelja kae më shumë se mbi 40 000 ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

    

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al