17 Shkurt, 2018

A e festoi DJ i njohur ditën e të dashuruarve? Vin Veli zbulon të vërtetën


DJ i njohur Vin Veli ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë për ndarjen nga moderatorja Bora Zemani.

Teksa ishte i ftuar në programin “Pasditja ime” në TVSH, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit edhe për jetën private. I pyetur se ku e ka kaluar Shën Valentinin ai ka thënë se e ka kaluar festën e të dashuruarve në punë.

“Shën Valentini më gjeti beqar. Nuk e festova pasi isha në një “street party” që e organizonte Bashkia e Tiranës. Kisha dhe ftesa nga miq, shokë e shoqe po e theksoj këtë, por preferova mos të dilja. Jam beqar është shumë shpejt të krijoj një marrëdhënie. Po merrem me karrierën jam fokusuar aty, nuk dua të devijoj dhe s’dua të bëj zgjedhjen e gabuar për shkak të trysnisë. Aktualisht jetoj me prindërit, kam një nip të vogël që më duket sikur është Arbori”, është shprehur Vin Veli.

Ndërsa sa i takon marrëdhënies me djalin, pas ndarjes, Vini thotë: “Djalin e takoj tre-katër herë në javë. Arbori ka pasion makinat dhe ndoshta bëhet pilot i “Formula 1” pasi e ka shumë të theksuar pasionin për makinat veçanërisht ato të kuqe. Ka filluar njeh dhe markat e makinave”.

Ai ndërkohë zbulon se me ish-partneren e tij flasin vetëm për shkak të djalit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al