4 Maj, 2020

A do të mbahet “Sunny Hill” këtë vit? Dua Lipa tregon se çfarë do të ndodhë me festivalin


Festivali “Sunny Hill” tashmë është kthyer në traditë vjetore në Kosovë. Por për shkak të koronavirusit është vënë në pikëpyetje fakti nëse do të mbahet festivali në gusht apo jo.

Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, të cilët janë organizatorët e festivalit thanë se po presin një vendim nga Komuna e Prishtinës dhe janë të gatshëm të respejtojnë rregullat pasi s’dëshirojnë të rrezikojnë njerëzit.

Gjithashtu janë shprehur se tani janë në mëdyshje për të mbajtur festivalin në Gërmia apo jo.

Dua dhe babai i saj po mendojnë ta zhvendosin në një hapësirë më të madhe atë, në afërsi të Bërnicës.

“Sunny Hill” është kthyer në një festival të rëndësishëm ku bashkohen artistë shqiptarë dhe ndërkombëtare. Ai zhvillohet me synim promovimin e Kosovës dhe Dua ka ftuar atje këngëtarë si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris, Martin Garrix etj.

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al