7 Shtator, 2021

A do të jetë i ftuar ish-bashkëshorti i saj? Rudina Dembacaj zbulon planet për dasmë dhe për zgjerimin e familjes! Aktorja: Dua të bëhem tapë kur…


Rudina Dembacaj prej disa javësh përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ditën e djeshme, bashkëshortja e Mark Frrokut, vendosi të sqarojë çdo gjë në lidhje me jetën e saj private.

E ftuar tek “Ftesë në pesë”, Rudina i hodhi poshtë thashethemet për pritjen e ëmbël dhe foli për planet për dasmë. Aktorja e humorit tha:

Shtatzënë nuk jam. Nuk kemi filluar asnjë punim të kësaj natyre akoma. Por do të ketë pas dasme. Nuk kemi akoma një datë, një vend se ku do të organizohet. Por kemi shumë dëshirë, duke qenë të dy besimtarë katolikë, të bëjmë një ceremoni të vogël në kishë. Por nuk e dimë akoma, s’kemi vendosur akoma diçka konkrete, se është Covid. Pastaj se ç’rrjedhë do marrë, jemi edhe ne pak në siklet për këtë pjesë”.

rudina dembacaj (16)

Mes pyetjeve pikante, Rudinës iu desh të tregonte edhe nëse ish-bashkëshorti i saj, Aleks Varfaj, do të jetë një ndër të ftuarit në ceremoninë e saj të martesës që pritet të mbahet këtë vit.

Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili dp donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”,- u shpreh moderatorja.

rudina dembacaj (9)

E pyetur se si e ka menaxhuar situatën për të pasur një divorc të suksesshëm dhe për të nisur një marrëdhënie të re, Dembacaj tha:

Unë mendoj që kur është një fëmijë në mes, çdo person i rritur me një logjikë normale duhet ta kuptojë se sa e rëndësishme është të komunikosh dhe të kesh procese natyrale.

rudina dembacaj (2)

Sepse si e mirë si e keqe, nëse fëmijën e çon në borë apo nga bora në diell, do ketë mahnitje si për mirë si për keq. Gjithsesi është traumë. Edhe ajo e bukura është traumë. Mendoj se nëse ke sinqeritet dhe nëse ke komunikim, ashtu zgjidhet çdo gjë.

rudina dembacaj (3)

Pra të këmbëngulësh të flasësh, sepse sidomos të vegjlit kanë nevojë për gjëra graduale. Këtë e quaj një proces shumë natyral. Mendoj se të jesh prind, nuk është thjesht më fali Zoti një fëmijë, por është detyra më e bukur në botë, por edhe më e vështira në botë”.

Marrëdhënien e bashkëshortit të saj, Markut, me vajzën e saj, Viktorian, Rudina e përshkroi me një fjalë të vetme: “të mrekullueshme”.

rudina dembacaj (1) rudina dembacaj (2) rudina dembacaj (1) rudina dembacaj (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al