19 Korrik, 2019

A do largohet nga “TV Klan”? Flet për herë të parë Ermal Mamaqi


Prej disa ditësh po përflitet se moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi, do të largohet nga “TV Klan”. Gjithashtu vihej në pikëpyetje vazhdimi i emisionit të tij, “Xing me Ermalin”.

Lidhur me këto lajme, Ermali ka reaguar për herë të parë teksa ishte i ftuar në emisionin “3shat” të Bora Zemanit, Romeo dhe Donald Veshajt.

Teksa po e intervistonte Bora, Ermali la të nënkuptonte se nuk e ka ndërmend që të lëvizë nga ky televizion.

“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, u pyet moderatori, i cili përgjigjet: “Do vazhdojë patjetër, besoj”.

I pyetur nëse do të vazdhojë në “Klan”, Ermali shprehet duket qeshur: “Po, besoj, patjetër në Klan”.

“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, këmbëngul Bora. “Po, mund të jetë një gjë tjetër”, përfundon Mamaqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al