26 Prill, 2018

A do largohej nga “Portokallia” për diçka më të mirë? Aktori i humorit befason me përgjigjen: Oferta është…


Ai është një nga aktorët më të njohur të humorit dhe me siguri të gjithë e njihni me emrin “Xhoda”. Emri i tij i vërtetë është Irgen Çela të cilin e shohim në role të ndryshme në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, gazetarët e pyetën nëse do të largohej nga “Portokallia” po ti vinte një ofertë më e mirë?

“Një ofertë mund të jetë vërtetë joshëse. Portokallia është, pa dashur të ofendoj asnjë koleg, është si patentë humori. Dhe është e vështirë të lësh mbrapa një emër dhe një reputacion kaq të madh qoftë për të marrë lekë më shumë.

Sepse atje ku shkon nuk i dihet a do jetë po kjo fuqi. Përveç punës së madhe që bëjnë aktorët, Portokallia është ngritur dhe ajo vetë institucion që të jep fuqi ty.

Kur ti ndonjëherë nuk je në lartësinë e duhur, është në lartësinë e duhur e tëra dhe të jep dorë”, tha Irgeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al