14 Mars, 2022

A do dashurohej me një futbollist? Ja si përgjigjet Goldi Halili: Besoj fort te ndjenja e bukur…


A do të dashurohej me një futbollist? Kjo është pyetja me spec që Beniada Nishani i ka drejtuar Goldi Halilit, vajzës së presidentit të Tiranës, në studion e “Procesi Sportiv”. Një pyetje për të cilën ka marrë një përgjigje shumë interesante.

“Besoj fort te ndjenja e bukur edhe pse nuk më ka ndodhur personalisht. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje, sepse nuk është momenti për mua të mendoj për diçka të tillë”, tha fillimisht Goldi Halili.

Më pas ajo tregoi edhe një kusht që i kishte vendosur vetes edhe për këtë temë. “Por nga ekipi im asnjëherë, është diçka që duhet t’i përmbahemi etikës. Asnjëherë, nuk do ia lejoja vetes”, theksoi para kamerave drejtuesja e klubit Tirana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al