18 Maj, 2021

61-vjeçari: Jam kaq i dëshpëruar për pak intimitet, sa po mendoj të tradhtoj gruan


Një 61-vjeçar ka ndarë historinë e tij me rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”, ku tregon se ka kontaktuar me dy gra që mund t’i ofrojnë marrëdhënie intime, por ai është i martuar.

tradhti (3)

“Ndihem i dëshpëruar, sepse më mungon shumë intimiteti dhe së fundmi kam qenë në kontakt me disa persona që janë të gatshëm të më japin atë për të cilën kam nevojë.

Problemi është që jam një burrë i martuar dhe për fat të mirë, dhe gruaja ime ka shumë fantazi.

Ajo është 67 vjeç, ndërsa unë jam 61 vjeç. Gjatë bllokimit nga koronavirusi fillova t’i shkruaja disa njerëzve, kryesisht grave.

U kam thënë dy prej tyre që dua një jetë seksuale dhe të dyja kanë rënë dakord. Njëra është e ve, 62 vjeç, ndërsa tjetra është 54 vjeç dhe e divorcuar.

Unë nuk di çfarë të bëj.”

“Dear Deidre” thotë:

“Ju nuk keni tradhtuar kurrë, prandaj mos bëni diçka për të cilën do të pendoheni. Gruaja juaj mund të mos jetë në mendjen tuaj, por ju prapë e doni atë dhe seksi me dikë tjetër do t’ju ngarkojë emocionalisht me ndjesinë e fajit. Përpiquni t’i kushtoni pak më shumë kohë gruas suaj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al