12 Shtator, 2017

5 veprimet ideale për të fituar zemrën e mashkullit që ju pëlqen


Shumë femra e kanë të vështirë që “të hapen” dhe të jenë me mashkullin që synojnë. Edhe pse përpiqen ato prapë se prapë e kanë të vështirë arritjen e qëllimit. Në vazhdim do të paraqesim këshilla për të arritur atë që pret prej kohësh, ta bësh atë të jetë me ty, dhe të ndjejë edhe ai të njëjtën gjë sikurse ti.

Trego vetëbesim

Nuk mjafton që thjesht të jesh vetvetja. Duhet edhe të kesh besim te vetja. Shumë gra mbeten vetëm për shkak të vlerësimit të ulët që kanë për veten. Përpiquni të kujtoni ndonjë vajzë që njihni, e cila nuk është e bukur, por mendon se mund të ketë çdo burrë që do dhe ia del. Filozofia e femrave me vetëbesim është: nuk ka rëndësi pamja, rëndësi ka ajo që ti mendon për veten tënde. Ia vlen ta provosh (pa u bërë qesharake sigurisht), sepse funksionon! Apo ti je shumë e ndrojtur dhe nuk di si ta promovosh veten. Ja një këshillë për t’u mbajtur në kujtesë: mendo cilat janë pikat e tua të forta. Ke sens humori? Përdore! Djemtë e pëlqejnë po aq sa femrat!

 

Ji vetvetja

Rregulli fillestar për ta bërë atë të bjerë në dashuri me ty është të jesh vetvetja dhe pse në fillim të historive ne shtiremi si një person më i mirë seç jemi. Ai do e kuptojë këtë në çastin kur do lodhesh së u shtiruri si gruaja e ëndrrave të tij dhe do fillosh të jesh vetvetja. Çfarë do ndodhë atëherë? Atij mund të mos i pëlqejë ajo që do shohë, do ndihet i tradhtuar dhe me shumë gjasa do largohet prej teje. Fundja fare, ti ke aq respekt për veten sa të mendosh se do të dojë për atë që je, apo jo?

 

Sa më e bukur

Përshtypjet e para janë gjithmonë të rëndësishme. Jo se të tjerat nuk kanë rëndësi, por nëse dukesh bukur sa herë ai të sheh, gjërat do i kesh më të thjeshta. Nëse je një nga ato vajza që nuk ia kanë haberin nga grimi dhe mezi dallojnë ndryshimin ndërmjet korrektorit dhe kremit pudër, lëre fatin e fytyrës tënde në duart e shoqeve dhe kutive të grimit! Ato do e vënë në pah bukurinë që të ka falur Zoti!

 

Bëhu miqësore

Hapi i parë që ta bësh një djalë të të pëlqejë është t’i afrohesh atij. Kush mund t’i rezistonte shoqërisë së një fytyre miqësore dhe të qeshur? E keni vënë re se dhe pse burrat na komplimentojnë shumë, ne nuk bëjmë të njëjtën gjë? Ndryshoje këtë gjë. Thuaji sa i pashëm duket. Ai do e kuptojë që ti e pëlqen (ki parasysh që shumicën e herëve, djemtë nuk e kanë idenë që ti mund t’i pëlqesh ata). Shkrimtari Jean Giraudoux thotë rreth komplimenteve: “Po të shohësh një grua që ndiqet nga një grup admiruesish nuk është se ata mendojnë se ajo është e bukur, por ajo u ka thënë atyre që janë të bukur”.

 

Luaj në fushën tënde

Ftoje në shtëpi për një çaj ose një film. Do ndiheshe shumë rehat po ta takoje në shtëpinë tënde. Mund të bësh shumë gjëra brenda shtëpisë. Për më tepër, mund ta ftosh edhe për të dalë me miqtë e tu. Ata janë njerëzit që dinë të bëjnë të dukesh edhe më interesante se sa ai mendon tani për tani se ti je! Ata janë të mbushur për të thënë diçka të këndshme apo për të treguar histori shumë të bukura rreth teje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al