11 Gusht, 2018

5 muaj pas lindjes, Floriana Garo pozon me bikini dhe duket në formë


Pesë muaj më parë, moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo u bë nënë për herë të parë e një vajze. Ajo së bashku me partnerin e saj Enis Daçi vendosën që vogëlushen ta quanin Adia.

Floriana aktualisht ndodhet me pushime në Borsh, nga ku ka vendosur që të publikojë foto për të përshëndetur fansat e saj. Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini, me të cilat Floriana duket mjaft mirë dhe ka rikthyer linjat seksi në kaq pak kohë.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pesë muaj nga lindja, mesa duket moderatorja nuk do të lodhet për të rikthyer trupin elegant për dasmën e saj, pasi është në formë që tani.

Ndërkohë Floriana ka zbuluar se vitin tjetër është në plan për t’u organizuar edhe dasma e saj me partnerin Enis Daçi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al