2 Shtator, 2021

41-vjeçari qëllon për vdekje me thikë të dashurën 19 vite më të re dhe më pas… Ja çfarë ndodhi mes çiftit


Një balerinë ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau edhe veten. Trupat e Maddie Durdant-Hollamby, 22 vjeç dhe Ben Green, 41 vjeç, u gjetën nga policia në shtëpinë e tij në Northamptonshire, raporton “The Sun”.

balerina (1)

Policët thonë se Green, drejtor marketing dhe baba i tre fëmijëve, vrau Maddie dhe më pas veten. Raportet paraprake pas vdekjes tregojnë se Maddie, e cila punonte si drejtuese marketingu, vdiq nga plagët e marra.

Miqtë e çiftit kanë treguar se Maddie po e mendonte dhe një herë marrëdhënien që kishte me Green, pasi ai ishte shumë kontrollues dhe arrogant.

balerina (3)

Një burim tha: “Steve na tha se Maddie nuk ishte aq e lumtur me Ben dhe kishte folur me të për t’i dhënë fund lidhjes. Ai ishte shumë më i madh dhe kishte tre fëmijë nga një martesë e mëparshme. Çdo prind do të shqetësohej nëse vajza e tyre 22-vjeçare do të kthehej në shtëpi me një burrë si ky.”

balerina (7)

Një tjetër burim tha se çifti kishte një marrëdhënie toksike dhe se postimet e tyre në Instagram nga resorte luksoze ishin vetëm një fasadë.

Fqinjët thonë se Green ka pasur shumë “të dashura të reja” të moshës 22 deri në 30 vjeç para se të takonte Maddie.

Policia ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur raste të mëparshme dhune. Disa miq të tjerë të çiftit thanë po ashtu se ata dukeshin shumë të lumtur bashkë.

balerina (6) balerina (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al