14 Shtator, 2017

4 sekretet e bukurisë që mund t’i huazoni nga Marilyn Monroe


Marilyn Monroe vazhdon të mbetet dhe sot si simboli i feminitetit dhe sensualitetit  e kjo vinte si paketë me tiparet e saj tërheqëse, kombinuar me format marramendëse trupore dhe talentet që e karakterizonin.

Lozonjare e provokuese në të njëjtën kohë, Monroe spikaste për buzët e plota, po aq sa për sytë që të rrëmbenin mendjen me vetëm një shikim.

 

Për një rezultat të tillë, kontributin më të madh e ka patur natyra e gjenetika , që i ka trashëguar aktores këtë tipar.

 

 

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh që po flasim për imazhin të cilin do ta shihnin miliona spektatorë, nuk kishte si të mungonte as një ndërhyrje e vogël nga jashtë, siç është grimi.

 

Çfarë i bënte sytë e Monroe të shkëlqenin aq shumë? Artistja aplikonte pak vazelinë mbi kapakë, e pikërisht aty fillonte puna e shpërndarjes së pluhurit ngjyrues të syve.

 

 

Kjo tendencë është parë dhe sot, duke filluar nga video muzikore e Rihanna-s “FourFiveSeconds”, e deri tek pasarelat e koleksionit të pranverës për 2017-ën.

 

Shkëlqimi i syve vjen si një opsion nga i cili artistët e grimit nuk kanë mundur të heqin dot dorë kurrë, e nëse dëshironi ta provoni diçka të tillë, ne ju paraqesim katër produkte që do t’ju ndihmojnë të keni një pamje sa më vezulluese, si njw ‘Marilyn Monroe e kohwve moderne’ :

 

  1. Vazelinë
  2. Balsam buzësh
  3. Shkëlqyes buzësh transparent
  4. Vaj arre kokosi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al