17 Shtator, 2021

36-vjeçari flet për jetën personale: I kërkova bashkëshortes seks, por më tha të shkoja me një…


Një 36-vjeçar ka zbuluar se bashkëshortja e tij prej 11 vitesh nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe e konsideron këtë si diçka normale në një martesë.

tradhti

Teksa rrëfehet për “Dear Deidre” të “The Sun”, ai thotë se kjo situatë është bërë e padurueshme, sidomos pasi partnerja, e cila është njëkohësisht edhe nëna e vajzës së tyre, i tha se nëse dëshiron kaq shumë që të bëjë seks, atëherë mund të shkojë me një prostitutë. Ja rrëfimi i plotë:

Në dhjetë vitet e fundit kam bërë seks vetëm tri herë me gruan time: në përvjetorin e martesës sonë, për Krishtlindje dhe në ditëlindjen time.

Sa herë që jam përpjekur të flas me të për këtë çështje, më thotë se nuk e ndjen të bëjë gjë me mua. Ajo mendon se nuk ka asgjë të keqe të mos jesh e përfshirë në marrëdhënie.

Unë jam 38 vjeç dhe ajo është 36 vjeç. Ne kemi qenë së bashku për 11 vjet dhe kemi një vajzë të moshës gjashtë vjeç. Kur tentova herën e fundit të afrohesha me të, më tha se nëse doja kaq shumë të bëja seks, atëherë mund të shkoja tek një prostitutë.

Unë nuk dua askënd tjetër, por mohimi nga ana e saj më bën të pyes veten pse qëndroj me të kur ndihem kaq i lënë pas dore në dhomën e gjumit”.

“Dear Deidre” thotë:

Gruaja juaj mendon se martesa mund të mbijetojë pa seks, por ju keni të drejtë: seksi me një prostitutë nuk është zgjidhja në këtë rast.

Ndoshta gruaja juaj është rritur në një ambient familjar të ftohtë, gjë që e ka bërë intimitetin të duket si diçka e panatyrshme për të, ose ndoshta diçka në të kaluarën e saj e ka shtyrë të sillet kështu.

Flisni me të për të kuptuar se çfarë qëndron pas humbjes së dëshirës seksuale. Puthja, përqafimi dhe përkëdhelja e njëri-tjetrit pa presion është një fillim i mirë për të bërë seks”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al