25 Shtator, 2021

350 shtëpi të shkatërruara dhe mijëra të evakuuar, vullkani në ishullin spanjoll “tërbohet”! Zjarrëfikëset tërhiqen


vullkani

Për të pestën ditë me radhë, vullkani në ishullin spanjoll La Palma regjistron shpërthime të njëpasnjëshme. Zjarrfikësit janë detyruar të tërhiqen për shkak të shpërthimeve vullkanike të intensifikuara.

Vullkani Cumbre Vieja filloi të shpërthejë të dielën duke detyruar mijëra qytetarë të evakuohen, ndëkohë që ka shkatërruar të paktën 350 shtëpi. Të Premten, autoritetet në tre qytete të tjera u thanë banorëve të evakuohen.

Një re e madhe tymi tani shtrihet katër kilometra (2.4 milje) në ajër me një numër fluturimesh brenda dhe jashtë aeroportit të anuluar. Asnjë viktimë nuk është raportuar deri më tani.

Aktiviteti vullkanik u rrit të premten dhe mediat spanjolle raportojnë se është hapur një kanal i ri, duke shkaktuar rrjedhjen e lavës.

Një postim në rrjetet sociale nga shërbimi i zjarrit La Palma tha se zjarrfikësit janë “tërhequr nga zona për shkak të intensifikimit të fenomeneve shpërthyese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al