13 Prill, 2021

33-vjeçarja: Punësova një detektiv privat për të kapur bashkëshortin tim duke bërë seks me…


Prej dy vitesh, kjo 33-vjeçare tregon se si është tradhtuar nga bashkëshorti gjatë kohës që shkonte në punë, prandaj iu desh të punësonte një detektiv privat që të mblidhte fakte për t’ia “përplasur partnerit në fytyrë”, shkruan “The Sun”.

Mësova se partneri im prej dhjetë vitesh po më tradhton. Ai mendoi se është shumë i zgjuar, duke më gënjyer që nuk shkon me eskortë, por e zura mat.

Më gënjeu për dy vite dhe pavarësisht se sa shumë u përpoqa që ta besoja, gjithmonë ndjeja se diçka nuk shkonte.

Prandaj, punësova një detektiv privat, i cili më siguroi faktet që më duheshin që ‘t’ia përplasja në fytyrë’ të vërtetën dhe të vërtetoja dyshimet e mia.

Ai është 35 vjeç, ndërsa unë jam 33 vjeç. Ai më ka treguar se para se të niste marrëdhënien me mua, ka pasur lidhje me eskortë dhe e adhuronte faktin që ato kishin kaq shumë eksperiencë, ndërkohë që më siguroi se seksi me para i përkiste së shkuarës.

Por, gjërat filluan të ndryshonin dhe sa herë dëshiroja të bënim seks, ai më refuzonte. Filloi ta ruante shumë telefonin dhe një ditë, gjatë kohës që ishte në dush, i hodha një sy laptopit të tij.

Ai ishte futur disa herë në website prostitutash gjatë javëve të fundit. Por, kur ia thash këtë, më tha se thjesht i ka hedhur një sy dhe më akuzoi për nxitjen e debatit dhe krijimin e një problemi, kur në të vërtetë nuk ekziston një i tillë.

Kështu, nëpërmjet detektivit që punësova, vendosa të ndiqja çdo hap të tij për 48 orë çdo javë për një muaj të tërë. Më duhet ta pranoj që u entuziazmova shumë që më në fund do të zbuloja të vërtetën.

Detektivi që punësova ishte shumë profesional. Ai më siguroi fotot, të cilat i pash gjatë kohës që po pija një filxhan me kafe. Ja pra, tashmë e vërteta ishte sheshit.

Ai kishte bërë seks me një grua në makinën tonë dhe më keq akoma, kishte sjellë gra të ndryshme në shtëpi gjatë kohës që unë isha në punë. I lash fotot mbi tavolinë që ai t’i shihte sapo të vinte në shtëpi.  

Kur erdhi i thash vetëm tre fjalë: ‘Bëj gati valixhet’. Ia hodha fotografitë në fytyrë dhe pasi u largua atë natë nuk kam folur më me të. Por tani ndihem e vetmuar dhe e tradhtuar. Si mund të besoj sërish?

“Dear Deidre” shkroi:

Askush nuk e meriton të trajtohet kaq keq. Edhe pse ai ju gënjeu për dy vite me radhë, ju gjithmonë e dinit që ai po ju gënjente.

Pra, mund t’i besoni instinktit tuaj për të kuptuar nëse keni takuar apo jo dikë që mund t’ju trajtojë me respekt, ashtu siç e meritoni.

Keni pasur një eksperiencë të keqe, por mund të ndiheni sërish të lumtur me një person tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al