17 Mars, 2021

32-vjeçarja kryen marrëdhënie seksuale me dy djem: Nuk e kam mësuar kurrë se cili është babai i fëmijës tim


Një 32-vjeçare ka shprehur publikisht shqetësimin e saj tek rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”.

tradhti

Ajo është në pritje të ëmbël, por nuk e di se cili nga dy meshkujt me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale është babai i fëmijës që do të sjellë në jetë.

Nuk e kam kuptuar kurrë se cili është baba i fëmijës tim, pasi kam bërë seks me dy meshkuj me pak ditë diferencë nga njëra-tjetra.

Edhe pse djali i parë nuk arriti kulmin me mua, e di se ekziston një përqindje sado e vogël që edhe në atë mënyrë të mbetem shtatzënë.

Periodat më kishin mbaruar dy ditë më parë. Pastaj bëra seks me djalin tjetër vetëm 2 ditë më pas.

Nuk mendova më për atë moment, deri kur fillova të mos ndihesha mirë.

Bëra një test dhe zbulova se jam shtatzënë. Jam 32-vjeç dhe nënë e një fëmije.

Vajza ime tani është 2 vjeç. Mendoj se duket si djali i dytë, por dua të di sa shanse ka që ajo të jetë vajza e tij”.

“Dear Deidre” tha:

Është e lehtë të imagjinosh se kujt i ngjan apo jo një fëmijë në atë moshë, pasi janë ende të vegjël dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.

Testi i ADN-së do të të tregojë se cili është babai i fëmijës dhe mbase ai do të shfaqë dëshirën për të qenë babai i saj në mënyrë aktive gjatë rritjes së saj.

Ai gjithashtu do të ketë një detyrim ligjor për të kontribuar financiarisht në rritjen e saj. Dhe gjatë kohës që fëmija rritet, ajo do të dojë të mësojë se cili është babai i saj gjithashtu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al