25 Janar, 2018

32-vjeçari nuk e ka problem: E dashura ime është pornostare dhe kryen seks me…


Një 32-vjeçar jeton me të dashurën e tij pavarësisht se ajo shkon me burra të ndryshëm. Duket e pabesueshme, por ja që është një histori dashurie e vërtetë.

Mike Adkins është një i dashur shumë i kuptueshëm dhe mesa duket nuk i bën aspak përshtypje profesioni i së dashurës së tij. Madje ai është një ndër personat që e mbështet më së shumti pornostaren.

Pornostarja quhet Allie, dhe është për tu thënë se është një yll i vërtetë në këtë fushë, ajo ka marrë pjesë edhe në një prej skenave erotike të filmit “Star Wars XXX”, dhe në plot filma të tjerë me pullë të kuqe.

Mediat amerikane shkruajnë se edhe pse ajo kryen marrëdhënie seksuale çdo ditë me burra dhe femra të ndryshme, për Adkins kjo gjë nuk përbën aspak problem.

“Nuk u ndjeva i kërcënuar të kisha marrëdhënie me një yll pornografie. Nuk e shoh në atë mënyrë, e shoh si një person normal dhe padyshim që ajo është partnerja më aventureske që kam pasur ndonjëherë. Sa i përket punës së saj nuk më shqetëson fakti që shkon me burra tjerë, fundja është punë. Ka raste që ajo i është ofruar filmave të caktuar për të pasur një rol dhe unë nuk jam ndier kurrë keq për këtë. Dua të them, po, është një punë ndryshe nga të qenit një recepsioniste apo diçka tjetër, por në fund të ditës nuk mund të bazosh një marrëdhënie në karrierën e njëri-tjetrit. Ah, po nuk i shikoj videot e saj, jo që kam gjë kundër tyre, por nuk ua kam nevojën sa kohë e kam pranë vetes”, ka thënë Mike Adkins.

Sekreti i kësaj marrëdhënie qëndron në një pikë kyçe, ata kurrë nuk diskutojnë për punën që partnerja bën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al