2 Shtator, 2021

30-vjeçarja tregon se si të gjithë meshkujt e braktisin sepse… Ja çfarë i ndodh në dhomën e gjumit


Një 30-vjeçare ka treguar për “Dear Deidre” të “The Sun” se i vjen shumë turp që të veprojë kur kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin. Për këtë arsye, ajo ka shkatërruar shumë lidhje dhe sërish ka mbetur vetëm, pasi edhe partneri i fundit vendosi që të ndahej nga ajo.

tradhti, marredhenie

Ja rrëfimi i plotë:

Lidhja ime mori fund sepse jam shumë e turpshme në shtrat. I dashuri im i fundit tha se kur flinte me mua ishte si të flinte me një virgjëreshë. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjë. Dy burra të tjerë më kanë lënë sepse nuk jam e mirë në dhomën e gjumit.

Unë jam 30 vjeç dhe kam fjetur me disa djem, por gjithmonë ka qenë e vështirë. Më pëlqen seksi, por kurrë nuk kam besim për ta nxitur atë dhe më duket diçka e turpshme.

Kur një djalë më prek, e di që ai pret që unë të bëj të njëjtën gjë. Por nuk e di si. Unë përfundoj duke qëndruar shtrirë dhe pa lëvizur.

Përfundimisht, meshkujt mërziten dhe largohen nga unë.”

“Dear Deidre” thotë:

Nëse prindërit tuaj nuk e kanë shfaqur dashurinë ndaj njëri-tjetrit ose ju kanë bërë të mendoni se seksi është diçka e keqe apo e turpshme, atëherë kjo mund të ketë ndikuar tek ju.

Seksi i mrekullueshëm vjen nga një marrëdhënie dashurie ku të dy i konsideroni nevojat e njëri-tjetrit dhe keni një komunikim të mirë.

Ish-partnerët tuaj prisnin që ju të performonit në shtrat, në vend që t’ju ndihmonin të shpreheshit. Kjo është arsyeja pse kanë vendosur të heqin dorë nga lidhja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al