23 Janar, 2019

26-vjeçarja e trishtuar për humbjen e vajzës: Nuk ishte koha që ti të shkoje… mami të do shumë


Yllit të reality show-t “Love Island”, Malin Andersson, i është dashur mëngjesin e sotëm që të japë lajmin më trishtues të jetës së saj, pasi foshnja 1-muajshe ndërroi jetë.  

Consy lindi 7 javë më herët, në 23 dhjetor për shkak të komplikimeve dhe u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv në spitalin e Londrës, “Great Ormond”.

Por fatkeqësisht, nëpërmjet një statusi në “Instagram”, 26-vjeçarja dha lajmin e trishtë. “Gjithmonë në dashuri me ty, të dua shumë. Kam qëndruar me ty çdo ditë. Kur i hape sytë e tu të bukur, të mëdhenj dhe ngjyrë kafe, mu mbush shpirti plot. Më vjen shumë keq që nuk do i shikoj më, shko me gjyshen”, ka shkuar ajo.

Ditën kur lindi vogëlushja, Malin shkruante në “Instagram”: “Gëzuar Vitin e Ri .. Tomi dhe unë jemi kaq të lumtur që ju njoftojmë që vajza jonë e vogël Consy erdhi në këtë botë më 23 dhjetor 2018, shtatë javë më herët”. Në atë kohë ajo postoi edhe një fotografi të vajzës së tyre të vogël në një inkubator.

Për yllin e “Love Island”, kjo është tragjedia e katërt. Në vitin 2017 ajo humbi nënën e saj, pasi u diagnostikua me kancer. Gjithashtu edhe babai i saj vdiq nga kanceri. Ndërsa vitin e kaluar ka humbur dhe mikeshën  e saj të ngushtë, Sophie Gradon.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al