26 Shtator, 2018

24-vjeçarja tregon sekretin e rënies në peshë, heq 15 kilogramë në 3 muaj (FOTO)


Një 24-vjeçare ka provuar se nuk keni nevojë që të kaloni në ekstreme për të hequr kilet e tepërta. Ajo është Claudia Tomczyk nga Adelaide, e cila humbi plot 14.5 kilogramë në vetëm 16 javë.

“Daily Mail” shkruan se para se të ndryshonte stilin e jetesës së saj, marrëdhënia me ushqimin nuk ishte i mirë. Claudia Tomczyk hante gjithmonë më tepër seç duhej.

Edhe pse 24-vjeçarja mundohej të konsumonte ushqime të shëndetshme, format e saj ishin sërish larg perfekteve.

Si pasojë, Tomczyk vendosi të bjerë në peshë, duke ndryshuar menunë e saj të përditshme. Ajo nuk kaloi në dietat ekstreme, por preferoi të provonte një menu të mbushur në proteina. Por ky ndryshim nuk do të kishte efekt pa një set të koordinuar ushtrimesh, të cilat do t’i ktheheshin shumë shpejt në një rutinë të përditshme.

24-vjeçarja ka këshilluar të gjithë ata që duan të bien në peshë që të mos përdorin një dietë ekstreme, pasi do të lodhen shumë shpejt me të dhe do e lënë përgjysmë. Sipas saj, personat që duan të heqin kilet e tepërta duhet të ndryshojnë mënyrën e jetesës, të ushqehen shëndetshëm dhe të merren me aktivitete sportive.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al