17 Prill, 2018

24-vjeçari humb 20 kg për 3 muaj, ja transformimi i tij në 54 sekonda (VIDEO)


I janë dashur vetëm 12 javë një 24-vjeçari që të transformojë plotësisht formën e tij fizike. Ndryshimin e madh që ka pësuar trupi i tij, ai e ka treguar përmes një video 54-sekondëshe.

Ai është Hunter Hobbs nga Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 24-vjeçari ka treguar se ishte shumë kurioz për të parë se çfarë rezultati mund të arrinte nëse ai do ta merrte më seriozisht stërvitjen për 12 javë.

“Daily Mail” shkruan se nga 92 kilogramë që ai peshonte, ka humbur plot 20 kg. E tashmë Hobbs ka një fizik për t’u pasur zili.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al