28 Shtator, 2020

2020 na mësoi rëndësinë e shkencës


Personalitetet më të rëndësishme këtë vit ishin ata që kanë qenë plotësisht anonimë deri më tani. Shkencëtarët, epidemiologët, mjekët, infermierët… të gjithë ata që kanë luftuar me Corona virusin për muaj të tërë.

Njerëzit kanë pritshmëri më të larta nga shkencëtarët, të cilët po përpiqen të gjejnë një vaksinë kundër COVID-19.

Prej tyre priten zgjidhje të shpejta dhe ata duket se nuk kanë të drejtë të gabojnë. Bota do të ketë nevojë për më shumë kohë për të kuptuar se shkenca është komplekse dhe se ajo gjithmonë, pavarësisht nga rrethanat, duhet të mbështetet në fakte të provuara.

Moira Gilchrist, Zëvendës Presidente e Komunikimeve Strategjike dhe Shkencore në Philip Morris International (PMI), foli në panelin online “Faktet ose Trillimet” për ato me të cilat u përballën shkencëtarët para pandemisë dhe veçanërisht në këto kohë sfiduese.

Mesazhi kryesor që dërgoi Gilchrist ishte se nuk ka të drejtë ose të gabuar në shkencë.

“Një nga gjërat që na ndodhi në fillim të pandemisë ishte interesi i madh që publiku nisi të ketë papritur për shkencën. Publiku kërkon përgjigje përmes shkencës dhe çdo testimi, por është e vështirë për njerëzit të interpretojnë ato, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Dhe për mua kjo ishte një thirrje e vërtetë për zgjim, e tillë duhet të jetë dhe për pjesën tjetër të komunitetit shkencor, si dhe për politikë bërësit” shpjegon Gilchrist.

Ajo beson se transparenca është thelbësore. “Ne kemi për detyrë të jemi po aq të sinqertë si për ato që dimë dhe ato që nuk dimë. Unë mendoj se, nëse do të ishim të sinqertë në lidhje me atë që dimë për secilën temë, do të ishte shumë më e lehtë për publikun të merrte vendime bazuar në atë që dimë sot, në vend që të bazohet në spekulime,”- tha Gilchrist.

Për të shmangur spekulimet, është e rëndësishme që qytetarët të informohen ose arsimohen.

“Për shembull duhanpirësit. Ata nuk dinë se kujt t’i besojnë, çfarë është e vërtetë, nëse duhet të drejtohen te produktet pa duhan nëse nuk duan ta lënë duhanin apo jo, për shkak të teorive të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që teoritë të mos paraqiten si fakte. Të gjithë kemi përgjegjësi t’i përmbahemi”, thotë Gilchrist.

Gilchrist në PMI drejton një ekip, puna e të cilit është të përkthejë shkencën prapa IQOS në informacion që publiku mund ta kuptojë qartë. Ajo është në kontakt të rregullt me ​​përfaqësuesit e shëndetit publik, mediat dhe vendimmarrësit në të gjithë botën dhe në të vërtetë luan një rol jetik në tranzicionin e Philip Morris nga cigaret drejt një të ardhmeje më të mirë pa tym duhani.

Ajo tregon se shpesh përballet me skepticizëm të madh nga media, njerëzit e shëndetit publik dhe anëtarët e tjerë të komunitetit shkencor dhe kjo është arsyeja pse PMI vazhdimisht po përpiqet të përqendrojë diskutimin në faktet shkencore, duke lënë mënjanë ideologjinë, besimet dhe ndjenjat.

“Mendoj se në çdo situatë ka polemikë, ka emocione. Si shkencëtare, unë jam e irrituar nga fakti që ka politikë bërës që ende nuk duan të dëgjojnë se si alternativat mund të përmirësojnë situatën e pirjes së duhanit dhe shëndetit. Kjo do të thotë që emocionet e mposhtën diskutimin dhe se ne nuk jemi përqendruar në fakte dhe në ato që thotë shkenca,”- përfundoi Gilchrist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al