25 Maj, 2022

Pas ndarjes nga e fejuara, Liam Payne bën daljen e parë në publike me partneren e re


Liam Payne ka bërë daljen e tij të parë publike me të dashurën e re Aliana Mawla, disa javë pas ndarjes nga e fejuara, Maya Henry.

Ish- ylli i One Direction ishte krah për krah me brunen tërheqëse, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të fejuarën e tij, pasi mbërriti në aeroportin Heathrow atë mëngjes. Çifti i ri u panë teksa kalonin terminalin pas një fluturimi nga Los Angeles, shkruan DailyMail.

E dashura e re e artistit u shfaq me një bluzë të bardhë dhe të shkurtër, teksa mbante krahun e tij. Ajo i shtoi ‘look’-ut të saj me një palë pantallona të lirshëm dhe atlete të bardha, ndërsa e kompletoi veshjen me një çantë Channel.

Duke ecur së bashku me të dashurën e tij, Liam nga ana tjetër u pa i veshur me një bluzë të zezë të lirshme dhe tuta sportive të kombinuara me një palë atlete vrapimi të bardha të freskëta.

 MailOnline konfirmoi se Liam dhe Maya u ndanë për një kohë të pacaktuar muajin e kaluar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Lajmi për ndarjen erdhi vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit ku shihej i përqafuar me modelen amerikane Aliana, në një llogari të fansave në Instagram së bashku me imazhe të tjera të çiftit të kapur për dore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al