27 Nëntor, 2017

12-vjeçarja që u fshehu prindërve shtatzëninë, lind fëmijën poshtë një ure (Fotot)


Një 12-vjeçare e cila ka arritur që t’u mbajë të fshehtë prindërve shtatzëninë e saj, i ka dhënë jetë një foshnje në mënyrë të parakohshme nën një urë, dhe më pas e ka braktisur atë.asiawire_youngbirth_01

Ngjarja e cila i ka habitur të gjithë ka ndodhur në një provincë të Sichuan në Kinë, ndërsa sipas “The Sun”, thuhet se e mitura jetonte me gjyshërit e saj ndërsa prindërit i takonte vetëm një herë në vit.hd-baby-in-bushes-woman-muzzed

Gjatë periudhës së shtatzënisë askush nuk kishte arritur ta kuptonte, ndërsa ditën që ajo lindi, i kishte thënë gjyshes se nuk ndihej mirë dhe më pas ishin nisur për në spital.

Gjatë rrugës ajo kishte kërkuar të ndalonin diku pasi donte të shkonte në tualet, ndërsa ka shkuar poshtë një ure dhe ka lindur foshnjën duke e braktisur më pas.asiawire_youngbirth_12-1

Bebi është gjetur nga disa banorë të zonës dhe më pas është dërguar në spital, ndërsa mjekët pohojnë se edhe pse ka ardhur në jetë në mënyrë të parakohshme, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.asiawire_youngbirth_03

Ndërsa vajza tashmë ndodhet në një qendër sociale ku është duke marrë ndihmën e nevojshme si për anën shëndetësore po ashtu edhe për atë psikologjike.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka refuzuar të tregojë se kush është babai i fëmijës, ndërsa gjyshja ka treguar se nuk kishte mundur të kuptonte asnjë shenjë nga barra e mbesës.asiawire_youngbirth_11-1asiawire_youngbirth_05

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al