14 Shkurt, 2022

10 ide sesi të festoni Shën Valentinin


Festohet sot Shën Valentini. Të gjithë cciftet sot, romantike apo jo, gjejnë kohë për të shijuar këtë festë. Jo gjithmonë kjo festë shoqërohet me lule, darka romantike apo dhurata. Por nëse ju kombinoni idetë, me kohë, dashuria e juaj këtë ditë do të duket edhe më e mrekullueshme. Ne po ju japim 10 ide sesi ju ta kaloni edhe më bukur këtë festë.

 

  1. Planifikoni një dalje të veçantë ose krijoni një ambient romantik në shtëpi

Vishuni dhe dilni për darkë, por sigurohuni që të bëni rezervimin e darkës shumë më herët. Zgjidh një vend të ri që të dy keni dashur ta provoni. Bëjeni një aventurë! Gjithashtu një ambjent romantik mund ta krijoni edhe në shtëpi, për ta shijuar edhe më shumë këtë festë. Mos harroni detajet e kuqe, zemrat, lulet dhe ccdo detaj tjetër që ka një domethënie për lidhjen tuaj.

  1. Detaje të vogla, me dashuri të madhe

Bëjini me dije partnerit se e doni me detaje të vogla. Lini shënime nëpër shtëpi me mesazhe të ëmbla. Mos harroni t’i shkruani më shumë gjatë ditës, duke i kujtuar sesa shumë e doni. Një ide e veccantë, mund të jetë vendosja e mesazheve të tilla edhe në makinë. Shën Valentini le të jetë momenti më i mirë për t’i lënë të kuptojë edhe njëherë se mendoni gjithë ditën për të.

  1. Surprizoni partnerin

Surprizojini me një dhuratë të përzgjedhur enkas për ta! Zgjidheni dhuratën vetë. Ndoshta është parfumi i tyre i preferuar, ose shishja e verës. Ndoshta janë bizhuteri ose një udhëtim në SPA. Një dhuratë e bukur do të ishte të merrnit përsipër edhe një punë, që partneri juaj urren ta bëjë.

 

  1. Bëni një aktivitet të dy

Dita e Shën Valentinit është e hënë këtë vit. Merreni ditën pushim dhe kalojeni së bashku. Planifikoni një udhëtim në një destinacion që ju të dy doni. Dilni jashtë qytetit ose ndoshta rezervoni një dhomë ose suitë në një hotel. Nëse qëndroni në shtëpi, bëni disa aktivitete BASHKË!

  1. Shkruani një letër dashurie

Vepro sikur janë ditët e tua të fundit në tokë. Tregojini atij se çfarë do të thotë vërtet për ju. Shkruajini një letër me dorën tuaj. Shkruajini mendimin tuaj për të. Burrat dhe gratë duan t’u thuhet se sa të veçantë janë në të vërtetë. Diçka e shkruar mund të ruhet për shumë vite në vijim.

  1. Bëni plane

Mos prisni deri në minutën e fundit për të bërë rezervimet dhe më pas duhet të kënaqeni me zgjedhjen e dytë. Mos prisni të blini lulet ose dhuratat tuaja në ditën e madhe. Nëse dëshironi që lulet të dërgohen në kohën e duhur në vendin e punës, restorantin ose shtëpi, bëni porosinë tuaj paraprakisht. Nëse keni një ide të mrekullueshme, veproni sipas saj. Nëse prisni dhe nuk mund ta realizoni, atëherë ky Shën Valentin do të kalojë pa një festë të vërtet.

  1. Gjestet e vogla që kanë rëndësi!

Ata nuk kalojnë pa u vënë re! Ofroni ndihmë me punët; dëgjo me vëmendje kur të flasin; jepi komplimente; kujdesuni për një çështje të ngutshme që ka nevojë për vëmendje; rregulloi ose zëvendësoi diçka të thyer; shërbejeni mëngjesin në shtrat; bëni një masazh. Ccdo detaj i vogël në këtë ditë do të ketë edhe më shumë vlerë për partnerin tuaj.

 

  1. Mbulojeni me lule, çokollata

Sa e rëndësishme është dërgimi i luleve? Studime të shumta shkencore kanë dokumentuar efektin emocional pozitiv të luleve. Dërgoni lule në vendin e punës që marrësi t’i shijojë ato gjatë gjithë ditës. Bëjeni porosinë tuaj paraprakisht në mënyrë që luleshitësi juaj të ketë kohë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën tuaj.

 

  1. Fillojeni ditën në mënyrë speciale dhe përfundojeni të tillë

Bëjeni këtë festë të Shën Valentinit që të dy do ta vlerësoni dhe do ta mbani mend që nga fillimi i ditës deri në fund. Mos e ulni ritmin e romanticitetit dhe përfitoni nga ccdo moment për të qenë të dy dhe t’i shprehni gjithë ndjenjat tuaja. Madje në darkë, kjo marrëdhënie duhet të bëhet edhe më e veccantë, edhe më e ngrohtë.

  1. Koha cilësore së bashku

 

Koha që kaloni së bashku është festa më e mirë. Kur i dhuroni partnerit kohë, jeni duke i dhuruar atij një marrëdhënie të shëndoshë. Festa e Shën Valentinit është vetëm njëra nga ditët që ju duhet ta kaloni edhe më pranë njëri-tjetrit, por ccdo ditë, ccdo moment është momenti i duhur për ta shijuar. Ccdo lidhje, sado e shëndoshë të jetë, ka nevojë për më shuëm kohë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al