18 Dhjetor, 2022

Hana feston 4 vjetorin e lindjes, Loredana dhe Mozzik i dedikojnë fjalët më të ndjera vogëlushes së tyre!


Hana Aliu, vajza dy reperëve Mozzik dhe Loredana feston sot 4 vjetorin e lindjes.

Ish-çifti ka uruar vajzën e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale, ku i kanë emocionuar të gjithë ndjekësit me fjalët e ëmbla për të.

Reperja ka publikuar në Instagramin e saj një video ku shfaq disa nga momentet e veçanta që ka kaluar me vogëlushen e saj. Krahas videos Loredana ka bërë një urim të gjatë ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)

Sakaq Lori nuk la pa përmendur në urim dhe Mozzikun duke thënë se nuk e di nëse vajza i ka ngjarë asaj apo reperit.

Nga ana tjetër Mozzik ka postuar në InstaStory një foto të Hanës të porsalindur dhe krahas saj shkruan se para 4 vitesh, ajo e bëri atë njeriun më të mirë dhe më të lumtur në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al