Kjo fundjavë ka qenë mjaft e nxehtë në Britaninë e Madhe, ku e shtuna ishte dita më e nxehtë e vitit me temperaturë 34 gradë celsius në Londër.
Por disa britanikë nuk ishin përgatitur për këtë kohë të nxehtë dhe kishin harruar që të vinin kremin kundër diellit.
Duke qenë se kishin kohë që prisnin diellin, njerëzit dolën menjëherë që të shijonin rrezet e tij. Disa britanikë publikuan në rrjetet sociale fotografi ku zbulojnë pasojat e diellit të fortë në trupin e tyre.
E teksa imazhet janë bërë tashmë virale, njerëzit duhet të dinë të brohen pasi djegia nga dielli mund të jetë serioze.
© Panorama.al


























