Nuk iu hoq mandati, PD për kryebashkiakun e Mallakastrës: Dënimi me 3 vite në Greqi e ndalonte nga kandidimi në 2019, vendimi i KQZ antiligjor

Jul 6, 2021 | 12:51
SHPËRNDAJE

pd-qerimismailaj

Pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vazhdimin e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka reaguar Partia Demokratike.

Demokratët i janë drejtuar KQZ-së me një ankim për këtë vendim duke e konsideruar në kundërshtim me ligjin.

Duke iu referuar Prokurorisë së Përgjithshme të cilët evidentuan një dënim me 3 vite të Ismailajt në Greqi, do të mjaftonin për KQZ që të ndalonin kandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 2019.

“Konkretisht, nga shkresa nr. 27/59 ex. Prot. Dt. 14.06.2021 e Prokurorisë së Përgjithshme, evidentohet se subjekti Qerim Ismailaj është dënuar me vendim të formës sëprerë për kryerje e një vepre penale nga një autoritet gjyqësor i huaj. Konkretisht, rezulton se me vendimin nr. 9-11/2000 të Gjykatës së përbërë nën betim të Kios, i akuzuari Qerim Ismailaj është dënuar me 3 (tre) vjet burgim.

Kaq informacion,do të ishte i mjaftueshëm për KQZ për të vërtetuar që i zgjedhuri vendor është në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur, në momentin që subjekti deklarues ka kandidaur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019, pasi bie në parashikimin e nenit 2, pika 1, shkronja “c” dhe “c”, të ligjit 138/2015. Këto dispozita e lidhin ndalimin për kandidim dhe zgjedhje vetëm me masën e dënimit penal të subjektit të deklarimit dhe jo me llojin e veprës penale apo me konvertimin e veprës së kryer në një shtet të huaj me atë të parashikuar nga legjislacioni penal i vendit tonë” – thuhet në ankimin e PD-së.

PD thotë se Qerim Ismailaj është akuzuar nga demokratët që në vitin 2019 me pretendimin se ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Demokratët thonë se zgjedhja e tij në krye të bashkisë Mallakastër është e padrejtë dhe e pa bazuar në dispozita ligjore dhe si e tillë duhet të shfuqizohet.

pd pd2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura