Hapet sesioni i ri parlamentar, Gramoz Ruçi shpalos objektivat kryesore. Nis me hapjen e negociatave dhe…

Jan 20, 2020 | 17:24
SHPËRNDAJE

Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2020. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka shpalosur objektivat kryesore të Kuvendit ku e parë renditet hapja e negociatave.

ruci

Objektivi ynë kryesor për vitin 2020 do të jetë çelja e negociatave, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të rrisim partneritetin me shoqërinë civile.

Duam të sjellim sjellje elektorale dinjitoze dhe perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste, por në zhvillim të vendit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarët.

Do të miratojmë ligje të reja, për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve evropiane. Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet. Do të kemi miratim të ligjeve më të mira sipas parlamentit gjerman e atij zviceran”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit tha se reforma zgjedhore do të përmbyllet brenda datës 15 mars. Siç jeni në dijeni, se të gjithë faktorët politikë, që reforma të bëhet gati brenda 15 mars 2020 dhe më pas të vazhdojë rrugën në Kuvend. Platforma online në faqen e Kuvendit ndikon drejtpërdrejtë mbi ekzekutivin shqiptar”, u shpreh Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura