Nga ndikimi i situatës politike tek të fortët që “ndryshuan” vullnetin e qytetarëve/ Zbardhet dokumenti me detajet që do analizojë PD

Jun 21, 2021 | 9:48
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Të besuarit e Lulzim Bashës akuzojnë maxhorancën se kanë ndryshuar vullnetin e shumicës së  shqiptarëve, pasi ata janë të bindur se qytetarët kërkonin ndryshim.

pooo

Edhe kryedemokrati deri më tani ka këtë bindje, por tashmë ai u ka dhënë një  detyrë tjetër drejtuesve politikë në 12 qarqe që në analizën e zgjedhjeve të japin me  detaje se kush dhe si ka ndikuar në zgjedhjet e 25  prillit. Dy ditë pas miratimit të udhëzimit për analizën  e rezultatit të zgjedhjeve në nivel qarku, dege, seksioni e grupseksioni, gazeta “Panorama” ka siguruar formularin tip të përgatitur nga selia qendrore e PD-së që i është shpërndarë grupit të punës (drejtuesit politik, kryetar dege, sekretar dege)  në të 12 qarqet se si do të për- gatitet raporti final i analizës.

SKEMA

Grupi i punës në çdo qark me në krye drejtuesin politik fillimisht duhet të raportojë se cili ka qenë ndikimi i situatës politike në rezultatin final të  zgjedhjeve. Kujtojmë që Partia Demokratike së bashku  me aleatët e saj të vegjël hyri në këto zgjedhje pa asnjë pushtet, pasi dogji mandatet në vitin 2019 dhe pak muaj  më vonë po të atij viti bojkotoi zgjedhjet lokale. Në pikën e dytë të analizës, demokratët duhet të përmendin çdo emër të personave që pretendojnë se kanë  ndikuar në mënyra të jashtëligjshme në mënyrën sesi  do të votonin qytetarët. Në këtë mënyrë, ata që pretendojnë se në qarkun e tyre është kryer masakër elektorale, do duhet ta vërtetojnë  atë me detaje duke përmendur emrin e gjithsecilit që ka  ndikuar, por edhe duke e faktuar pretendimin e tyre.

Nëse nuk arrihet një analizë e tillë, nuk përjashtohet  mundësia e ndryshimeve në struktura, pasi edhe në udhëzim parashikohej që nëse nevojitet do të ketë zgjedhje në struktura pas analizës. Drejtuesit politikë dhe ekipi i gjithsecilit do duhet të analizojë edhe ndikimin që ka pasur kandidati i çdo partie tjetër nga subjektet e tjera politike apo si të pavarur. Kjo duket se do të krijojë një panoramë  më të qartë për kreun e PD- së se cili ka qenë ndikimi i emrave që hynë në Parlament në 2019 nga listat e  opozitës por që në zgjedhjet e 2021 morën vota për PS. Po ashtu, përmes kësaj analize, konkretisht në pikën 3, selia blu do të mësojë se sa kanë ndikuar Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari në pamundësimin e fitores së zgjedhjeve nga PD-Aleanca për Ndryshim. Në fakt, asnjë prej ish-figurave të PD-së që hynë në zgjedhje me partitë e tyre  nuk arritën të fitonin mandatin, por mbetet për t’u  parë se sa kanë ndikuar për të dëmtuar PD.

ALEATËT

Aleatët e vegjël që patën emrat në listën e Partisë Demokratike dolën nga  zgjedhjet me 7 mandate deputetësh. Nga analiza paraprake asnjë nga emrat e aleatëve nuk morën vota preferenciale për të nxjerrë  mandatin e deputetit. Por  analiza që do bëhet në çdo qark do të jetë edhe më e  thellë për të parë kontributin e PR, PAA, PBDNJ,PDIU,  LZHK e PDK në rezultatin final. Krahas këtyre analizave, grupi i punës do të  përgatisë edhe një tabelë me historikun e rezultatit në çdo strukturë duke nisur që nga zgjedhjet e 2009 e deri më zgjedhjet e fundit të 2021. Për herë të parë në këto  zgjedhje, Kodi Zgjedhor sanksionoi që qytetarët, përveç subjekteve politike, të kishin mundësi të votonin edhe kandidatin e tyre të preferuar brenda partisë. Në këto zgjedhje, nga Partia Demokratike ishin shumë të paktë kandidatët që thyen herësin mbi 10 mijë vota. Në fakt, kjo risi ka krijuar edhe pakënaqësi të brendshme. Shumë nga kandidatët apo drejtuesit politikë, sidomos  në qarkun e Tiranës, pretendojnë se kolegët e tyre u  kanë hyrë në zonën e tyre zgjedhore për të marrë vota preferenciale. Pikërisht për t’i dhënë fund këtij pretendimi, formulari tip i shpërndarë nga PD në një nga pikat e tij përmban edhe këtë fakt.

pd 1 pd 2 pd 3 pd 4 pd 5 pd 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura