Nga Italia në Bosnje, ku u ndjenë lëkundjet e tërmetit që tronditi Shqipërinë

Aug 11, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin këtë pasdite u ndjenë në disa shtete. Sipas qendrës Evropiane të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa nga mediat italiane, raportohet se tërmeti është ndierë edhe në Pulian jugore, mes Brindisit e Leçes.

Termeti IGJEUM

Sipas një vlerësimi paraprak të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 5.1 dhe thellësi 24 km, ka goditur 10 km në veri të Bulqizës, në orën 17:38:33. Lëkundjet, u ndjenë për disa sekonda.

igjeum 2

Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

3

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura