Minutë pas minute/ Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë! Rama: E arritëm objektivin! Berisha: Antikushtetues

Jun 4, 2022 | 20:06
SHPËRNDAJE

presiiii

Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë zgjedhur në Kryesinë e PS-së, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, si kandidat për Presidentin e Republikës. Gjenerali ka pranuar propozimin dhe emri i tij pritet të kaloj për votim në seancën plenare të së shtunës në orën 18:00.

20:06/ Ambasasdat e SHBA-së dhe BE-së urojnë Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë

bajrambegaj2

Ambasadat e SHBA-së dhe Bashkimit Europian kanë uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë.

Selia diplomatike amerikane, me anë të një postimi në Facebook shkruan se Begaj kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin me SHBA-në përsa kohë ishte si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

19:20/ Bajram Begaj Kreu i ri i Shtetit, vjen reagimi i parë i Ramës: E arritën objektivin, Shqipëria ka një President normal

 

Menjëherë sapo Parlamenti votoi Barjam Begajn si President të ri të Shqipërisë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një komunikim me gazetarët, Rama u shpreh se u arrit objektivi dhe se tashmë Shqipëria ka një President normal.

19:02/ Bajram Begaj zgjidhet President me 78 vota pro, merr përkrahjen e PS dhe PSD! Një deputet i opozitës ‘kalon gardhin’

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e Partisë Socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërkohë sipas llogaritjeve, ka rrjedhur edhe një votë nga opozita.

Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, katër kundër dhe një abstenim.

18:24/ Berisha lë Parlamentin: Bajram Begaj e nisi udhën në detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar antikushtetuese procesin që u zhvillua për votimin e Presidentit në Parlament.

Berisha u largua nga Parlamenti, dhe në nëj prononcim për mediat, u shpreh se Bajram Begaj e nis udhën e tij në krye të shtetit në shkelje të Kushtetutës.

18:12/ Presidenti i ri/ Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër, nuk kam asgjë me të, por…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar votën kundër Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i vendit.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Kryemadhi deklaroi se procesi dueht të ishte konsensual, kushtetues dhe që përfaqësonte vullnetin e palëve politike.

Ora 14:38/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Ilir Meta pranon dorëheqjen e Bajram Begajt nga postet në FA

firmoset

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i cili sot do të votohet në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.

Nga Stambolli ku ndodhet për vizitë zyrtare, Ilir Meta “ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në Facebook, ku ka postuar dhe videon e hedhjes së firmës.

Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.

17:43/ Në pritje të votimit për President, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me makinën e Ministrisë së Mbrojtjes

Bajram Begaj, i cili pritet të votohet sot si President i Republikës ka mbërritur në ambiente te Parlamentit.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet që Begaj ndodhet në një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ora 13:10/ Petrit Vasili reagon për kandidaturën e Presidentit të ri: Do mbetet procesi më karagjoz

Petrit-Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan “procesin më karagjoz” atë të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pasi PS-ja propozoi kandidaturën e Bajram Begajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se me “propozim të minutës së fundit”, nuk zgjidhet as një specialist i thjeshtë në administratë.

Lidhur me “shqetësimin” nga ana e PS për pengesa nga Presidenca, Vasili thotë se “do na shpikin gjoja edhe procedura “speciale” per ta kaluar kandidatin per president se mos “gjoja” mos na i pengokërka Presidenti Meta”.

“Ky do te mbetet ne histori si Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, qe eshte pare ndonje here”, thekson Vasili.

Ora 12:50/ Para votimit në Kuvend, Bajram Begaj jep një mesazh publik

begaj

Kandidati për President të ri të vendit, Bajram Begaj ka publikuar një mesazh publik para votimit në Kuvend.

Mesazhi i plotë: Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. LEXO ME SHUME KETU

Ora 12:43/ Propozimi i PS për Bajram Begajn si Kreu i ri i Shtetit, reagon Presidenca

bajram begaj ilir meta president

Presidenca ka konfirmuar se kreu i shtetit, Ilir Meta po ndjek procedurën për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës.

Sipas zëdhënësit të Presidentit, Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

Kështu, Tedi Blushi në reagimin zyrtar për mediat thotë se lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, që do votohet në Kuvend në 4 qershor, si dhe specifikat e procesit, Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

12:24/ Berisha: Në shkelje flagrante të Kushtetutës. I ndalohet rreptësisht...

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur shkelje të Kushtetutës propozimin nga ana e PS e emrit të Bajram Begajt për President të ri të vendit.

berisha-keshilli 13

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes “eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit”.

Për këtë Berisha i referohet nenit 167 të Kushtetutës që përcakton se “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”.

12:05/ Nënshkruan Majko, mungon Kodheli! Bajram Begaj merr firmat e Ornaldo Rakipit, Jurgis Çyrbes e Rrahman Rrajes

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend 37 firma deputetësh për të mbështetur kandidaturën e Bajram Begajt.

firmetaret kandidati president ps bajram begaj

Ajo që bie në sy është se Begaj ka marrë të parën firmën e kryeministrit Edi Rama, kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetajt.

Ndërkohë që në listën me 37 emra bie në sy emri i Pandeli Majkos, ndërsa që mungon nënshkrimi i Mimi Kodhelit, e përfolur si kandidate e mundshme për postin e Presidentit.

Ndërkaq bie në sy se Bajram Begaj ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të akuzuar nga opozita, si Ornaldo Rakipit, Ilir Ndraxhit, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rrajës etj.

Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit

firmetaret3 kandidati president ps bajram begaj

“Panorama” ka mësuar se kandidatura e Bajram Begaj për President ka marrë mbështetjen nga 37 deputetë të Partisë Socialiste që kanë firmosur për emrin e tij. LEXONI ARTIKULLIN E PLOTE

Salianji kundër bojkotit dhe ironizon qëndrimin e Alibeajt: Na ka dëmtuar

Ervin Salianji--

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar qëndrimin e deputetëve që përkrahin Enkelejd Alibeajn dhe që sot kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet Presidenti i ri i Republikës.

Për Salianjin, qëndrimi për të bojkotuar parlamentin e zgjedhur nga populli, vjen në një kohë që u ulën për të negociuar me të zgjedhurin e Edi Ramës.

Sipas demokratit bojkotet kanë sjellë pasoja shkatërruese për Partinë Demokratike, ndërkohë që shton se vendimet janë marrë pa zhvilluar diskutime në Grupin Parlamentar.

11:09/ Nga sot Bajram Begaj merret në mbrojtje nga Garda e Republikës

Nga sot deri në pritje të marrjes së detyrës me ceremoni në Kuvend, ai do të mbrohet nga Garda e Republikës, e cila do jetë përgjegjëse për ruajtjen e kreut të ardhshëm të shtetit.

bajram begaj ne presidence votimi

Nëse Bajram Begaj merr 71 vota e nevojshme, ai duhet të presë deri në 24 korrik për të marrë detyrën, ditën që i mbaron mandati Presidentit aktual, Ilir Meta. Sipas nenit 88, pika 3 e Kushtetutës, “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet”.

10:44/ Balla zbulon skenarin në rast se Ilir Meta nuk pranon shkarkimin e Bajram Begajt: Nëse larg qoftë...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë mbledhjes se Presidenti aktual, Ilir Meta duhet të lirojë nga funksionet Bajram Begajn, teksa uroi që “kjo të mos jetë beteja e radhës me kreun e shtetit”.

Megjithatë shtoi Balla “me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar menduar mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin aktual.”

10:32/ Rama zbulon prapaskenat e përzgjedhjes së Bajram Begajt për President

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot prapaskenat se si u arrit në kandidaturën e Bajram Begajt për President të ri të vendit, gjatë diskutimeve të premten në Kryesinë e PS. Rama tha se kishte disa profile që janë përjashtuar automatikisht, si deputetët e vetëofruar të PS, apo personazhe politikë të PS me kontribut të çmuar, jo aktivë, si Fatos Nano.

Rama për kandidaturën e Bajram Begajt tha se “u bë diskutim shumë serioz se çdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve”.

“Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë”.

10:15/ Balla: Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh në orën 10:00 për të marrë firmat mbështetëse për kandidaturën e Kreut të Ri të Shtetit, Bajram Begaj.

Grupi i PS-Rama-zgjedhja-Presidentit

Kandidatura e Begajt do dorëzohet sot para orës 12:00 në Kuvend me 20 firmat e deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lexoi para deputetëve vendimin e Kryesisë.

“Kryesia e PS ka marrë vendimin për ti propozuar grupit parlamentar si më postë vijon. Duke mbajtur në konsideratë pozicionin kushtetues e rolin që i jep kushtetuta Presidentit, cilësitë pa orientim politik, për të propozuar kandidatin me integritetin më të lartë. Kryesisa i propozon grupit si kandidat për president zotin Bajram Begaj. Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese ligjore. Zoti Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President. Besimim se kjo kandidaturë do mbështetet dhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit”.

10:12/ Fuga: Çfarë është dhe çfarë nuk e lënë të jetë Presidenti i Republikës!

Analiza nga Artan Fuga

Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush që vjen me karrierë ushtarake, z. Bajram Bega! Unë apriori kujtdo që merr një detyrë i uroj ta kryejë sa më mirë atë në raport me kompetencat që i jep posti. Aq më shumë që është nëpunësi më i lartë i shtetit! Detyra është shërbim ndaj të tjerëve!

 Artan Fuga-Bajram-BEgaj

Kështu edhe për Presidentin e ardhshëm të Republikës! Por, unë vazhdoj të mendoj që ai ka një sfidë të madhe përpara! Atë që pushtetet e tjera, sidomos pushteti ekzekutiv, burokracia, establishmenti politik i çdo krahu, do të përpiqet ta mbajë sa më larg nga ushtrimi tërësor i detyrimeve kushtetuese që ka. Kjo është sfida e tij: A do ta përballojë këtë që të jetë presidenti i vendit, apo do të shndërrohet në firmosës të gjithçkaje që i vihet përpara? Unë i uroj të parën, por them nga studimet e mia se ka një mal përpara, një kështjellë të fortifikuar për ta marrë.

Deri dje ishte e frikshme kur pa njohur emrin e kandidatit dëgjonim shprehjen se : “Presidenti nuk është pjesë e pushtetit”! I tregonin vendin “x” – it përpara se të lindëte fëmija! Mbrëmë u vu theksin se ndryshe nga presidentët e tjerë që kanë qenë kaçakë, i riu do të ishte një komandant shumë i mirë për ushtrinë!!! Lexoni artikullin e plote

08:34/ Sot zgjidhet Presidenti i ri i vendit, ja postimi që bën Ilir Meta

meta

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka postuar një foto të tij nga Stambolli këtë mëngjes, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Meta uron një fundjavë të mbarë për ndjekësit, teksa ka pozuar në një ambient të gjelbëruar me lule.

08:10/ Bajram Begaj i detyruar nga Kushtetuta të ndërmarrë këtë akt, ‘të bekuar’ edhe nga Presidenti Meta

Edi Rama Bajram Begaj-Kryeministria-takimi-ulja-veshja-presidenti-Begaj-kryeminsitri (2)

Bajram Begaj jep dorëheqjen sot nga postet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.

Mësohet se ai do të heqë dorë vetëm pak përpara votimit në Parlament. Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit.

08:09/ Rama thërret grupin parlamentar për të mbledhur firmat

grupi i PS

Grupi parlamentar i PS është thirrur të mblidhet në orën 10.00 paradite sot, për të mbledhur 20 firmat mbështetëse për Presidentin e ri.

Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.

07:37/ Ja çfarë ndodh deri në votimin final

Sot, në një seancë të posaçme, pritet të zhvillohet Raundi i katërt për kandidatin e PS për President, për të cilën mjaftojnë vetëm 71 vota për ta miratuar.

Edi Rama Bajram Begaj-Kryeministria-takimi-ulja-veshja-presidenti-Begaj-kryeminsitri (4)

Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.

Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë. Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 18:00 raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë kandidatin e saj për president, atë të gjeneralit Bajram Begaj.

Partia Socialiste i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri, pasi sipas Kushtetutës, në raundin e katërt dhe të pestë, ai mund të zgjidhet me 71 vota.

Një ushtarak i lartë në krye të shtetit

Bajram Begaj, i cili prej korrikut të 2020-s mban postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pritet të jetë Presidenti i ardhshëm i Republikës. Mëdyshja për të zgjedhur Presidentin e ri në raundin e katërt tashmë nuk ekziston.

bajram begaj ilir meta president

Socialistët zotërojnë më shumë se 71 votat e nevojshme dhe të gjitha do të jenë sot për gjeneralin Bajram Bega. Gjenerali Bajram Begaj është zyrtarisht kandidati i propozuar nga PS-ja për postin e Presidentit të Republikës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, ka pranuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama për të marrë postin e Presidentit të ri të vendit. Ai mban gradën gjeneralmajor, vendim të cilën e ka dekretuar Presidenti Ilir Meta në 3 korrik të vitit 2020. LEXONI ARTIKULLIN E PLOTE

Data 3 qeshor

19:35/ Gjenerali Bajram Begaj për postin e Presidentit, Rama zbulon arsyet pse u përzgjodh

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj është kandidati i Partisë Socialiste për postin e Presidentit të vendit. Gjatë deklaratës së mbajtur në media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama zbuloi dhe arsyet e zgjedhjes së gjeneral Begaj si kandidatin për postin e kreut të shtetit. Rama theksoi se edhe pse nuk ishte kandidatura e tij, Gjeneral Bajram Begaj është shëmbëlltyra e asaj qytetarie dhe normaliteti që ka nevojë posti i Presidentit të vendit.

edi rama bajram begaj

“Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përgjithshëm u zhgënjyen pozitivisht”, tha Rama.

19:28/ Bajram Begaj pranon propozimin e kryeministrit Rama për postin e Presidentit të ri

Bejram Begaj gradat gjeneral

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të marrë postin e Presidentit të ri të vendit.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili bëri me dije propozimin e Partisë Socialiste për të zgjedhur Bajram Begën si Presidentin e ri të vendit.

19:20/ Kryesia e PS e propozoi emrin për president/ Kush është Bajram Begaj shefi shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka dekalraur se kjo force do mbeshtese Bajram Begen, shefi i shtabit te përgjithshëm te Forcave te Armatosura. Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste.

Bajram Begaj

KUSH ËSHTË GJENERALMAJOR BAJRAM BEGAJ

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura. Vijon..

Kliko këtu për të lexuar lajmin e plotë

19:16/ Edi Rama propozon Bajram Begajn për postin e Presidentit të Republikës

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka dekalraur se kjo force do mbeshtese Bajram Begajn, Shefin e Shtabit të Përgjitshem të Forcave te Armatosura.

Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste dhe eshte arritur ne perfundimin se do zgjidhej nje kandidature jashte politikes. Ai tha se do flase ne telefon me Bajram Begajn pas kesaj mbledhje dhe se ky i fundit nuk ishte ne dijeni se ishte perzgjedhur nga Partia Socialiste.

17:58/ Presidenti i ri/ Agron Gjekmarkaj ironizon: Të gjithë po presin Babon e Kombit të vijë me balonë!

gjekmarkaj

Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh hierarkët e mazhorancës! Ata vërtisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf për Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !

Bëjnë sikur Babo i pyet për gjithçka po aha hiç ai. Dukja e tyre pak qesharakë e në vështirësi e argëton Babon. Të gjitha misteret e atdheut ka marrë me vete. Na ka lënë si jetim. Mileti ketu blen kostume presidenciale, panelet e darkës marrin neper gojë dynjanë për të kuptuar çfarë ka Babo në mend ?! LEXONI TE PLOTE KETU

17:32/ VIDEO-LAJM/ Kryesia e PS, Edi Rama mbërrin në selinë rozë me ‘dosje’ dhe me ’emrin’ e Presidentit

Partia Socialiste ka mbledhur në orën 17:00 Kryesinë e saj nga ku pritet të miratohet emri i kandidatit për Presidenti që do të votohet në raundin e katër ditën e nesërme në Parlament.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e PS-së, teksa është fotografuar me dosje në dorë.

17:07/ “Ethet” për emrin e Presidentit drejt fundit, nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste

selia-e-ps-2-770x422-1

Ka nisur në ambientet e selisë së Partisë Socialiste mbledhja e Kryesisë, ku pritet të zgjidhet kandidati i maxhorancës për postin e kreu të shtetit.

Në pikën e katërt të rendit të ditës parashikohet që në këtë mbledhje të përcaktohet emri i kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.

Ora 14:29/ Presidenti i ri, LSI do të marrë pjesë në Kuvend. Vasili: Votojmë kundër

Petrit-Vasili

LSI ka njoftuar se do të votojë kundër kandidatit që do të propozojë Partia Socialiste të shtunën e 4 qershorit për President të ri të Republikës.

“Deputetët e LSI do të marrin pjesë nesër në seancë dhe do të votojnë kundër, gjymtyrës, dorës që Edi Rama do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet së cilës mendon dhe ka iluzionin se mund të shesë kufijtë e republikës së Shqipërisë”, tha Vasili në në deklaratë për mediat. LEXO ME SHUME KETU

Ora 13:40/ Balla i përgjigjet Alibeajt: Bojkoti nuk sjell kurrë përfitim

alibeaj-balla-scaled

Kreu i grupit parlamentar të PS i është përgjigjur homologut të tij demokrat Enkelejd Alibeaj pasi ai njoftoi se ai dhe grupimi i tij i deputetëve nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Balla shprehet se PD po i rikthehet bojkotit të Kuvendit, duke shtuar se ai nuk sjell kurrë përfitim. Ai thekson se bojkoti është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

Ora 13:11/ Enkelejd Alibeaj dhe grupimi i tij nuk marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit të ri

Përballë frikës së rrjedhjes së votave në favor të kandidatit socialist, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se ai dhe grupimi i tij i deputetëve nuk do të marrin pjesë në seancën parlamentare të thirrur nesër.

Alibeaj u shpreh se presidenti duhet të ishte simbol i unitetit të popullit, duke theksuar se kjo është arsyeja pse janë futur në këtë proces që në fillim.

Ora:12:35/ Berisha: Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër

Sali Berisha konference

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nesër do të jenë në seancën parlamentare ku do të votohet president i ri për të votuar kundër kandidaturës së socialistëve.

Ai u shpreh se Rama duhet të linte opozitën të propozonte emrin e kandidatit për president, pasi sipas tij ai erdhi në pushtet duke përdorur bandat e krimit. “Kjo është një detyrë urgjente e Partisë Demokratike që t’i japë Edi Ramës përgjigjen e merituar në kohën më të shkurtë. Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër”, tha Berisha.

Ora 11:00/ ANALIZA- Artan Fuga: Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur?!

Artan-Fuga-Shoqeri-minimaliste

Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm sëbashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se: Presidenti nuk vlen për gjë! Presidenti është një kukull, ta zemë si Kardashian! LEXO ME SHUME KETU

Ora 10:55/ A është emri i Fatos Nano “zarfi” i zgjedhur nga PS për presidentin? Flet Taulant Balla

balla ne fier

Teksa procesi për zgjedhjen e presidentit po afrohet në orët e fundit, në media prej ditësh qarkullojnë emra që mund të shihen si kandidatë potencialë për marrjen e këtij posti.

Ditën e sotme në Fier, kreu i grupit të PS Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me emrin e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Balla u shpreh se si Nano, ashtu edhe Gramoz Ruçi, një tjetër emër i lakuar për marrjen e këtij posti, janë emra që e meritojnë të jenë presidentë të republikës. LEXO ME SHUME KETU

Ora 10:50/ Emri i Presidentit të ri- Gjiknuri zbulon prapaskenat e bisedimeve që ka zhvilluar Rama

GJiknuri-Damian1

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka treguar sot se PS është në orët e fundit vendimtare për të dalë me emrin e kandidatit që nesër do të zgjidhet në Kuvend si Presidenti i vendit.

Gjiknuri tha se Rama ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që duhet të ketë kandidati si i përshtatshëm në këtë moment për vendin. LEXO ME SHUME KETU

10:45/ Emrat që përfliten si kandiatë

Në listën e mazhorancës ka edhe emra të propozuar nga PD-ja, pavarësisht se përfaqësuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, u tërhoq nga procesi i negociatave.

bregu dvorani

Socialistët duhet të përzgjedhin nga një listë emrash mes të cilëve, Majlinda Bregu, Visar Hiti, Arben Çejku, Ardian Dvorani, Halim Kosova, Mimi Kodheli, Leonard Demi, Rexhep Uka etj. Por sot do të mësohet se kush do të jetë kandidati për postin e kreut të ri të shtetit.

Maxhoranca do të propozojë vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si Presidentin e ri të vendit.

Ditën e shtunë në orën 12:00 përfundon procesi formal i regjistrimit të kandidaturave, kurse në orën 18:00 votohet Presidenti i ri. Këtij momenti të rëndësishëm do t’i paraprijë mbledhja e sotme e kryesinë e së PS-së, e cila do të diskutojë dhe më pas do të vendosë për kandidaturën që do të kalojë në votim. LEXO ME SHUME KETU

Ora 09:58/ Kryesia e PS mblidhet sot për të zgjedhur emrin e Presidentit të ri që votohet nesër, zbardhet agjenda

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Kryesisë së PS pasditen e të premtes së 3 qershorit, ku do të diskutohen kandidaturat për Presidentin e ri të vendit.

Gazetarja e Panorama Valentina Madani ka siguruar agjendën e plotë.

Në pikën e katërt të rendit të ditës përcaktohet ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste. LEXO ME SHUME KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura