Mbulimi i monumentit të Skënderbeut, Artan Lame: Sot e zunë me perde, nesër një zot e di se ç’mund t’i bëjnë

SHPËRNDAJE

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reagur lidhur me mbulimin monumentit të Skënderbeut në Tiranë, gjatë faljes namazit të festës së Kurban Bajramit.

artan-lame

Lame u shpreh se Skënderbeun e mbuluan me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet, ndërsa shprehet se është i gatshëm nga njeri të bëhet hero, për të mbrojtur atë.

STATUSI I ARTAN LAMES
JE SUIS SCANDERBEG
E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s’di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi “pale a ka qenë”.
Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdektarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë.
Por sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç’mund t’i bëjnë.
Ndaj sot jam i gatshëm nga njeri të bëhem hero, për të mbrojtur heronë-njeri. Sot ndjehem i gjithi “je suis Skanderbeg”. E në qofshim shumë, s’kanë ç’i bëjnë heroit.
21231116_1925987294334767_7170084953386824639_n

 

 

rtfgvb

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakEMRAT/ Pas vrasjes së gjyqtares, policia në aksion. Kapen 3 burra dhunues
Artikulli tjetërEkskluzive në “Panorama”/ Fuga letër Ramës: Pse po bëhemi shkencërisht një komb i leshtë

22 KOMENTET

  1. Mos na prekni heronjte . Ata jane krenarija jone . Ndeshkim te rrepte atyre qe lejuan ket krim te shemtuar!
    Fatmiri

  2. Ja pra ,ato mustafa nano-t me shoke nga kush paguhen !! Filluan ta sulmojne tani e mbulojne dhe askush nuk e deklarohet fajtor ! KUSH E BERI ,KUSH ? pyetje kush dhe pse e beri ?

  3. Per te gjithe ata qe duan ta shohin te badhën të zezë por edhe për Artanin që mesa duket,halli me shëndetin ja paska marrë shikimin e duhur:
    Jeni mutër që do ju kishte zili t'ju mbante brënda çdo gjiriz haleje.
    Si ka mundësi qëtë çirreni dhe të ulërisni kaq shumë për gjëra që nuk kanë ndodhur!
    Ose ju mutër (100 veta,jo më shumë)keni qenë pikërisht aty ku këndi i pamjes nuk lejonte të dukej Skenderbeu, ose ju jeni gati të digjni jorganin për një plesht( Kjo e dyta është e sigurt)
    Nuk ja vlen ta zgjas më sepse e thashë që në fillim: vendi juaj nuk është në këtë forum por në gjirizet më të këqija që mund të ekzistojnë.

  4. O gazetar analist shqiptar pse jemi kemicdokush kunder cdokujt si epat me cfar sy te prisht epat se statuja.e heroit qenka mbuluar nga terorstet po u habita sa terorist paska ne tiran.po e gjith Shipria paska 1 miljon.po sa te kercnum qenkemi po cohuni bre bura ta mrojm Shqipnin.O Agron.Gjekmarkaj si ste vi turp me i then fjalet pa i pertip .pa u vertetu.je be me shkrimet komentet tuja si mzati kur leshon baglen mor gjak i prishur po sje i vetmi se neser del ne televizor e thu se ne te krishtert jemi tolerant.po jo te krishter si ti e disa kopila tjer qe fryn zjarit Zoti ju denovt ne ket bot ne ne boten tjeter Tetovari

  5. Skenderbeu eshte hero kombetar.
    Te hapet ndjekje penale per administraten lokale apo qendrore.

  6. Kisha nje shpresa se Shqiperia po qendron e fort perball islamit radical qe me financime te dyshimta turko arabe po synojn shkaterrimin e identitetit shqiptar. Ne Kosove politikanet dhe patriotet e korruptuar po i ndihmojne shtrirjes se islamit politik radikal. Asnjhere ne traditen ton lutjet e bajramit nuk u bene ne rruge sepse ka mjaft gjami por sot ndodhi naryshe dolen qelbsirat edhe ne shesh. Ne Tirane sheshin e kishin sa e sa vite per lutjet, gabim I madh qe ne fillim tani po i shohim pasojat ata shtuan oreksin mbuluan simbolin e identitetit shqiptar, per kete shteti duhej te vepronte burg per ata qe bene kete viper, sepse po rrezikojn sigurin e vendit. Kjo eshte politika e vjeter shqiptarve futjav fene radikale ua shkatrron identitetin Veproni sa su be von

  7. Thjesht nje shashke pet te hequr vemendjen nga vrasja e gjyqtares. Gjithmone seimenet e pushtetit koorruptiv kujdesin te terrheqin vemendjen ne raste te tilla shokuese ku shteti eshte terresisht fajtor.

  8. Turqit, ata nuk e duan Skenderbeun, vazhdojne na sundojne prej dekadash, ata kane BKT, ata kane Albtelecomin, Kolegjet etj. Me kerkese te tyre, cdo mbremje sheshi ndrrin nga dritat ndersa Skenderbeu ne terr me zi dallohet.

    • Rrofte Turqia miku me i mir i shqiperise dhe shqipetareve . Kjo" ceshte" e Skenderbeut zmadhohet me qellim nga disa 'Pseuudo intelektuale te besimeve jo myslimane me dashakeqesi dhe synim percarje" si Lame Bitha me shoke

    • Shikoni sa idote e teveqele ka Shqieria si komentuesi "Mysliman' frikacaku me emrin Musa
      Keta tipa gezohen se nddhi kjo qe te sulmojne edhe BKT,Telekomin e cdo gje pavaresisht se femijet i dergojne ne Koegjet turke se e dina se jane me cilesoret. Keto jane plehra qe duhen pastruar Shqiperia si ky budallai qe i ve vehtes edhe emrin MUSA

  9. KMSh eshte duke shkelur me kembe kushtetuten dhe ligjet e shtetit shqiptar. Per turqitshqipfoles qe kane komentuar me lart, normal qe keshtu do te filloje, pak e nga pak, ne fillim me shprehje te tipit feja islame ka shpetuar kombin shqiptar, me pas skenderbeu armik se ka vrare muslimane, se nene tereza nuk eshte shqiptare dhe shenjtore, me pas se grate qe shkojne ne plazh jane kurva e ne vijim do e heqin fare Skenderbeun dhe ta shpallin Shqiperine kalifat islam. Tradhetaret e shetetit shqiptar dhe te kushtetutes te denohen ne maksimumin e kodit penal.

  10. O tani (inat) dhe ju qe komentoni me kaq vrer dhe injorance e te verber nga mendja, a nuk e kuptoni qe jeni minorance dhe ndjeheni inferior e prandaj ju ka kapur paniku. Po ikni o injorante e shporruni nga syte kembet se ketu eshte vend musliman dhe nuk ka kush ta pengoje islamin sepse eshte fe hyjnore. Kur nuk keni njohuri nga feja islame, informohuni nese doni qe te mos vdisni injorante. Gezuar kurban bajramin.

  11. I zgjidhe problemet me pronat ti?…kaluan 4 vjet…Sa te tjera do te te duhen? Nje qeveri dhe parlament qe do te punoje ve nje limit 5 vjet te zgjidhe ceshtjen e prones dhe ne baze re ketij limiti vlereson performancen.Sa vite e kini lene ta zgjidhni kete gangrene 50? Mos u merr me fene po ul koken e puno.

Comments are closed.