“Mazhoranca socialiste kërkon të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese”, Presidenti Meta letër kreut të Komisionit Europian, një ditë pas propozimit për çeljen e negociatave

Mar 5, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

meta manifestimi

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar Komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi me një letër në datën 3 mars, një ditë pasi Komisioni propozoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në letrën e tij Presidenti nënvizon se është mazhoranca socialiste që qeveris vendin e cila kërkon të prishë balancat me qëllim marrjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar  si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje,  në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.

Si për ti komplikuar gjërat më keq, ju duhet të dini se kjo mazhorancë ka miratuar në Parlament një ligj anti kushtetues duke ndryshuar rregullat për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti i Republikës, siç parashikohet në Kushtetutë.”, thuhet nder te tjera në letren e Presidentit Meta.

Letrën e ka publikuar të plotë vetë kreu i shtetit, i cili në një postim në Facebook, shkruan:

“Të dashur gazetarë,
Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq”.

89438364_2847595558620032_2331465267978174464_o

89034335_2847595671953354_9150562827835015168_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura