Marina Vjollca dhe Getoar Selimi bëhen prindër për herë të parë! Moderatorja sjell në jetë një vajzë

Nov 25, 2021 | 8:19
SHPËRNDAJE

Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë dje një vajzë.

marina vjollca, getoar selimi (13)

Edhe pse ende nuk kanë reaguar vetë në rrjete sociale, miqtë e tyre kanë nisur urimet për vogëlushen. Një ndër to është edhe tezja, Luana Vjollca. Moderatorja publikoi një status në Instastory, ku shkruante “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, që i referohet gjinisë së bebushit.

Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin kosovar.

marina vjollca, getoar selimi (9)

Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi në atë kohë Vjollca krahas fotove ku pozonte me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa më 17 nëntor, Marina publikoi disa imazhe nga seti fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga kjo shtatzëni. Ajo kishte zgjedhur një dhomë, e cila ishte dekoruar në ngjyrë rozë, për të shkrepur fotot teksa pozonte me një fustan po ashtu në ngjyrë rozë.

marina vjollca, getoar selimi (12)

Mezi po të presim picirrukja jonë”, shkroi ajo krahas imazheve, duke treguar se si e thërret me përkëdheli vajzën e saj.

Deri më tani aludohet se emri që Marina dhe Getoari kanë zgjedhur për të bijën është Marget Selimi. Kështu, dyshja mund të ketë bashkuar tre shkronjat e para të emrit të tyre, për të formuar një emër unik dhe origjinal për vajzën.

marina vjollca, luana vjollca

marina vjollca, getoar selimi (18) marina vjollca, getoar selimi (17) marina vjollca, getoar selimi (10) marina vjollca, getoar selimi (8) marina vjollca, getoar selimi (7) marina vjollca, getoar selimi (6) marina vjollca, getoar selimi (5) marina vjollca, getoar selimi (4) marina vjollca, getoar selimi (11) marina vjollca (6) luana vjollca marina vjollca (3) marina vjollca (3) marina vjollca (7) marina vjollca (6) marina vjollca (5) marina vjollca getoar selimi (4) marina vjollca getoar selimi (5) marina vjollca getoar selimi (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura