Debati për ligjin e Arsimit të Lartë, shtyhet të martën miratimi. Replikat Berisha-Nikolla

Jul 16, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shtyhet për të martën miratimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Vendimin e ka marrë Konferenca e Kryetarëve, mbledhur pas debatit të sotëm në seancën plenare, mes opozitës dhe shumicës parlamentare.

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi mes propozimeve që ligji në fjalë të miratohej të hënën në një seancë plenare të Kuvendit, apo në senacën e së enjtes si kërkoi opozita. Pas diskutimeve u arrit në vendimin që ligji të shqyrtohet në seancën e posacme që do të zhvillohet pasditen e së martes. 

DEBATET NË KUVEND

Pr/ligji për Arsimin e Lartë, ka përfshirë në debate ministren e Arsimit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka akuzuar Nikollën se nuk ka dërguar prej dy vitesh doktoraturat në universitetet publike. Berisha e ka quajtur këtë projektligj “një atentat ndaj universiteteve publike, është fund e krye antievropian dhe shtetëzon universitetet private”.

Ministrja e Arsimit iu përgjigj akuzave se ka bllokuar procedurat e doktoratave në universitetet publike dhe ka favorizuar një universitet privat.

Nikolla: Do ju sfidoja zoti Berisha të gjeni një akt të vetëm ligjor që kjo është e mundur…. Edhe universitetet private kanë të drejtë për të dhënë doktoratura…. Ka pedagogë shkelës të ligjit për udhëheqjen e doktoraturës.

Berisha:S’dua të them ndonjë fjalë këtu, por vetëm zonjë…Unë mendoj se çdo njeri duhet ti dalë zot vetes duke ruajtur raportin me të vërtetën. Cdo gjë që tha është e vërtetë por fshehu vetëm një gjë. Fshehu një gjë të tmerrshme: Fshehu se në dy vite s’ka dërguar asnjë doktoratë të vetme në fakultetet e universitetit publik. Cilën doktoratë ke dërguar në fakultetin e Drejtësisë? Ekonomisë? Jam unë që kam mbështetur të drejtën e doktorimit në unversitetet private. Jam unë, me një kusht, pasi të binjakëzoheshin me universitetet ndërkombëtare. S’kam shkresa por kam memorie. Universiteti evropian ka sjellë letra se është binjakëzuar me një universitet anglez….Është dërguar për ndjekje penale sektretari juaj i përgjithshëm. Më sill pak listën e doktoratave që ju keni çuar…Kjo është gjuha. Vetëm një gjë zonjë, në krye të një komision dhe mbyllën 20 e ca shkolla të larta. Po e them prap, arsimi sot është jashtëzakonisht i studiuar. …vetëm dy janë të mbyllura sot, që të gjitha rroftë xhepi. Të gjitha funksionojnë sot. Është mbyllur Kristali dhe Vitrina.

Nikolla: Zoti kryeministër, zoti ish-kryeministrër, ju vë në dispozicion të gjitha procedurat që kalojnë përmes Ministrise së Arsimit…sa i përket asaj që lidhet me KLSH, në respekt të asaj që ky institucion ka bërë do mirëpresim të gjithë situatën, që domethënë drejtësia.

Berisha: Falenderoj zonjën që nuk tha qoftë një emër të vetëm që është dërguar në universitetet publike. Unë vetëm këtë kam thënë.

Nikolla: Zoti Berisha, doktoraturat miratohen nga këshillat e universitetit. Nës kërkoni emrat që kanë ardhur nga fakukteti Juridik, jua jap kur të doni, është e gjatë shumë. Pas raportimeve që kanë ardhur, është kjo vendimarrje, skemi rialokuar kuota të reja…të kemi mundësinë që realisht të kemi kërkim shkencor. 

Berisha: Ku është doktoratura e Edi Ramës? Na thoni pak për këtë. E di mirë ajo historinë e saj. 

Meta: Vetëm një doktor kemi këtu. 

***
Seanca e sotme nisi me debate për futjen në rendin e ditës për votim projektligjin e shumë debatuar, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkoi heqjen nga rendi i ditës i kësaj pike, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Meta ka theksuar se rendin e ditës nuk e përcakton ai, por është bërë bashkërisht. 

Kuvendi ne seance plenare

Sipas tij në bazë të rregullores, ky projektligj ka përfunduar shqyrtimin në komisionin e medias në orën 1 të mëngjesit dhe as që bëhet fjalë që sot të vijë në Kuvend për miratim.

“Kërkoj që të hiqet nga rendi i ditës”,- tha Paloka.

Ilir Meta iu përgjigj: Rendin e ditës s’e bëj unë. Ne e bëjmë të gjithë së bashku që kur bëjmë programin, në përputhje me ecurinë e punës së komisioneve.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi tha: Ky pr/ligj është depozituar në parlament në 10 Prill…, opozita nuk është e interesuar për të bërë oponencën e vet, për një ligj kaq të rëndësishëm, por është e interesuar për ta bllokuar. Nuk është përgjegjësi e mazhorancës që kolegët opozitarë që drejtojnë komisionet të bëhen bllokues. Kishin katër muaj rresht kohë ta shqyrtonin.

Genc Pollo: Kjo periudhë ka koiçiduar me fushatën e zgjedhjeve vendore dhe ska mundur të shqyrtohet në Komisionin e Medias për një kohë të gjatë. Problemi është …për ndjeshmërinë që ka ky ligj është fizikisht e pamundur për komisionin që të bëhetj në një periudhë të tillë të shkurtuar. Ju keni thënë shprehimisht: Le ta vëmë në këtë datë dhe po nuk pati mbaruar do shtyhet sic bëhet me të gjitha pr/ligjet.  

***

Nisma e qeverisë “ka ngecur” javët e fundit në komisionet që drejtohen nga opozita, përkatësisht Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, me kryetare Albana Vokshin, dhe në komisionin përgjegjës, që është ai i Medias dhe i Arsimit me kryetar Genc Pollon. Kryeministri Edi Rama urdhëroi deputetët e Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së grupit të PS-së që ta miratojnë në mbledhjen e 16 korrikut projektligjin e “Arsimit të Lartë”.

Por këtë kërkesë të Ramës deputetët e opozitës e kanë shfrytëzuar si taktikë për ta zvarritur miratimin e draftit, me synim për ta shtyrë deri në muajin shtator. Demokratët kërkojnë që nisma e qeverisë të mos miratohet në këtë legjislaturë, që, sipas kalendarit zyrtar, mbledhjen e fundit do ta zhvillojë në 23 korrik. Opozita kërkon që projektligji i Ministrisë së Arsimit të kalojë si nismë e mbartur në shtator, në mënyrë që pranimi i studentëve të rinj në fakultete të bëhet sipas ligjit aktual në fuqi për “Arsimin e Lartë”.

KOMISIONI MARATON
Komisioni i Medias ka shënuar një rekord të ri në punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni i drejtuar nga Genc Pollo e ka zgjatur mbledhjen e Komisionit të Medias ditën e martë dhe të Arsimit deri në orën 3 të mëngjesit të ditës së djeshme. Edhe pse mbledhja është tejzgjatur në kohë, miratimi nen për nen i projektligjit ka ecur me ritmin e “breshkës”.

Edhe vetë kreu i Komisionit të Medias, Genc Pollo, tha dje paradite se deputetët e maxhorancës dhe opozitës në këtë komision kanë zhvilluar një mbledhje të veçantë si rrallë më parë në historinë e parlamentareve pluraliste. “Dje kemi pasur një mbledhje shumë të gjatë dhe një mbledhje të veçantë në historinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të periudhës pluraliste, e cila ka mbaruar rreth orës 3 të mëngjesit, ku kemi diskutuar me shumë vëmendje disa nene të ligjit”, ka thënë demokrati Genc Pollo. Mbledhja e djeshme e komisionit është shoqëruar dhe me acarime tonesh, pasi socialistët disa herë me radhë kanë kërkuar që të ndiqet procedura e zakonshme, që gjatë miratimit nen për nen të votohej dhe të mos niste diskutimi nga e para.

“Tani ne jemi në diskutimin nen për nen, nën shqyrtimin nen për nen. Shqyrtim dhe votim. Shqyrtim dhe nuk vihet theks te diskutimi. Pra, nuk është korrekte nga pikëpamja e procedurës që ne këtu të rrimë tri orë duke diskutuar në parim se sa e rëndësishme është kjo çështje”, u shpreh socialisti Musa Ulqini. Por duket se saga e komisionit që drejtohet nga Pollo nuk mbaroi as dje deri në mesnatë. Edhe pse ora shënonte 12 e natës, sërisht, deputetët vazhdonin diskutimet në Komision.

Për të dytën ditë, duket se komioni i drejtuar nga PD, po zvarrit pafund miratimin e ligjit. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve e ka miratuar sërish në tërësi projektligjin për “Arsimin e Lartë”, pasi në mbledhjen e së martës maxhoranca nuk formonte dot kuorumin e nevojshëm për ta miratuar në tërësi. Por sipas Rregullores së Kuvendit, që një projektligj të votohet në Kuvend, ai duhet të miratohet në komisione të paktën 48 orë para seancës plenare.

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura