Largohet Gentian Begeja, Shkëmbi me staf të ri te Teuta…

Jun 4, 2018 | 9:51
SHPËRNDAJE

Pas emërimit të Bledi Shkëmbit si trajneri i ri, klubi i Teutës ka njoftuar se ish-trajneri Gentian Begeja nuk do të jetë më pjesë e klubit. U mendua se ai mund të ishte bashkëpunëtor me korçarin, por nuk ka ndodhur kështu.

Begeja Biturku

Se bashku me Begënë janë larguar edhe ndihmësit e tij, Ilir Biturku dhe Xhevahir Kapllani. Lajmin e ka bërë të ditur klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Teuta

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura