Po transportonin 205 kg drogë me furgon, arrestohen pesë persona

Jul 3, 2019 | 16:43

205 kilogramë drogë u sekuestruan nga policia ditën e sotme në Shkodër, ndërsa pesë persona u arrestuan.

Pesë personat e arrestuar po transportonin drogën me anë të një fugoni, ndërsa një prej të arrestuarve është identifikuar si Gentian Meçaj.

1562164780_foto
foto ilustrim

Këto janë informacionet e para të policisë lidhur me këtë operacion, e ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohet identiteti i të arrestuarve të tjerë si dhe destinacioni i kësaj sasie lende narkotike.

 

© Panorama.al

Te lidhura