Pak orë pas protestës së opozitës e cila u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ka reaguar Edi Rama, ku përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajë një konferencë për mediat.
Ai shkruan se konferenca për gazetarët vjen në momentet kur sipas tij “kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta”.
Postimi i plotë:
“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam”.
Ndërkohë rreth orës 09:00 të mengjesit të sotëm, Edi Rama mblodhi në godinën e Qeverisë, titullarët e rëndësishëm të institucioneve ligjzbatuese.
Në takimin e thërritur nga Kryeministri Edi Rama mësohet se veç kryeprokurores, Arta Marku, ka qenë i pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Po ashtu burime të “Panorama” bëjnë të ditur se në takim ishte i pranishëm dhe shefi i SHISH, Helidon Bendo.

Nga ana tjetër, në orën 13:15 ka njoftuar një konferencë me mediat edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
© Panorama.al











