Maxhoranca dhe opozita e re votojnë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Deputetja e PS deklaron konfliktin e interesit, tërhiqet nga votimi i vëllait

Jan 20, 2020 | 18:24
SHPËRNDAJE

Maxhoranca dhe opozita e re ka votuar me 98 vota pro, Artur Metanin në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

metani

Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit dhe maxhoranca aktuale në bashkëpunim me deputetët e opozitës së re i ka besuar postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglantina Gjermani.

Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt Interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi. Votat Artur Meani 98 vota pro Nuk votuan 9 deputetë.

7d3641a8-bbdc-413c-b66e-d4233bb98860

Votimi për kandidatët për Kryeinspektor:

Artur Metani: 98 pro 8 kundër 9 nuk votuan

metani

Sokol Stojani: 16 pro, 19 kundër, 68 kundër

sokol stojani

Joana Asimi Sorraj: 10 pro, 20 kundër, 71 abstenim, 14 pa votuar

sokol stojani

Eris Hysi: 9 pro, 72 abstenim, pa votuar 18, 16 kundër

eris hysi

Lindita Troja: 12 pro, 15 kundër, 71 abstenim, 17 pa votuar

lindita troja

Kush është Artur Metani

Përvoja profesionale pozicione të mëparshme22 tetor 2018 – aktualisht- Avokat i Përgjithshëm i Shtetit
24 nëntor 2017- 21 tetor 2018- Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti Rregullator dhe i Përputhshmërisë, Kryeministria
1 nëntor 2013- 24 nëntor 2017- Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti i Legjislacionit, Monitorimit të Programeve Antikorrupsion, Kryeministria
Maj 2002- korrik 2012- Këshilltar Juridik, Institucioni i Presidentit të Republikës
2011- 2013- Konsulent ligjor, Delegacioni i BE në Shqipëri
gusht – dhjetor 2012- Konsulent, OSFA
dhjetor 2011- prill 2012- Eksper ligjor, ISP
maj- dhjetor 2011- Eksper ligjor, EURALIUS
janar 2005- shtator 2006- Eksper ligjot, PAMECA
1998- 2013- Asistent pedagog/lektor në disiplinën e së drejtës kushtetuese, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
shkurt 1999- maj 2002- Koordinator i programit të drejtësisë, OSFA
nëntor 1997- maj 1998- Komiteti organizator i lo9jrave olimpike dimërore 2012, UTAH, SHBA
tetor 1997- maj 1998- stazhier, zyrë ligjore “Parsons, Behle & Latimer”- Salt Lake City, UTAH, SHBAArsimi dhe Doktoratura ose MasterQershor 1992- Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”
Qershor 1996- Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
Korrik 1997- Universiteti i Evropës Qendrore, Departamenti i Studimeve Ligjore Master (LL.M) në të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar, Budapest, Hungari
Maj 1998- Universiteti UTAH, SHBA, Master në të drejtën e mjedisit dhe burimeve natyrore
Korrik 2011- aktualisht- Doktorant, Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i TiranësPunime ShkencoreOn the Road to the EU Monitoring Equal Opportunities for Women and Men in Albania, A.Metani, 2006

Link i CV-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura