29-vjeçari me Covid-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ del me reagim: Arsyet që e çuan drejt këtij akti…

Aug 13, 2020 | 11:43
SHPËRNDAJE

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e tij, ku një pacient me Covid-19, i dha fund jetës në moshë të re duke u hedhur nga kati i tretë.

Spitali Shefqet Ndroqi
Spitali Shefqet Ndroqi

Spitali bën me dije se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhet në reagim.

REAGIMI I SPITALIT

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura