Kryemadhi: Pyesni Saimir Tahirin, janë gjetur 150 mijë euro në banjën e drejtorisë arsimore

May 26, 2017 | 19:04
SHPËRNDAJE

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bere nje deklarate te forte nje dite me pare në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi “Të Paekspozuarit”, kur tha:

“Po shkatërrojmë shkollat e mesme, kemi shkatërruar universitetet me ligjin për arsimin e lartë. E di se çka ndodhur? Në banjot e drejtorive arsimore janë gjetur deri në 150 mijë euro, pyesni Sajmir Tahirin se tani është më i qetë dhe mbase flet. Kontrolloni drejtorët e drejtorive arsimore dhe shikoni si janë bërë emërimet”.

PS do qeverisë me PD-në pas zgjedhjeve? Por Kryemadhi i lë derën hapur demokratëve

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e të enjtes në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi “Të Paekspozuarit”, teksa u pyet nëse do të bënte koalicin me PD-në pas zgjedhjeve, e la të hapur këtë si mundësi, teksa e vlerësoi këtë parti më të majtë se vetë PS-ja.

monika kryemadhi

“Ne do bëjmë koalicion me kë të na përputhet programi, pavarësisht se jemi parti e qendrës së majtë. PD është më e majtë se PS”.

Ndërsa pyetjes nëse e meriton vendi të ketë sërish kryeministër Edi Ramën pas 25 qershorit, Kryemadhi u përgjigj shkurt: “Skeptike jam. Vendi ka nevojë për njerëz të përulur dhe jo arrogantë”.

Këto deklarata vijnë në një moment që marrëveshja mes Ramës dhe Bashës po shihet si një pakt që pas zgjedhjeve parlamentare, dy partitë e mëdha të bashkëqeverisin në një koalicion me bazë të gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura