Klubi i njohur nis negociatat me Hysajn, mbrojtësi drejt largimit nga Italia

Jun 21, 2021 | 9:46
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj është një lojtar i lirë që pas datës 1 korrik të këtij viti. Mbrojtësit të Kombëtares, që i përfundon marrëveshja me napolitanët, duke mos rinovuar me “Axurrët”, i janë afruar shumë skuadra dhe në media të ndryshme raportohet për mundësi të ndryshme transferimi.

hysaj222

Së fundmi, në Turqi bëjnë me dije se Fenerbahçe është vënë pas gjurmëve të mbrojtësit kuqezi. Gjithashtu, raportohet se kjo skuadër kërkon edhe shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, në pronësi të skuadrës së Lids Junajtid. Alioski pak ditë më parë shënoi gol me Maqedoninë e Veriut në Europian.

FENERBAHÇE – Sipas mediave turke, skuadra që e përfundoi sezonin në vend të tretë në elitën e futbollit turk, po kërkon që të përforcojë skuadrën për të tentuar maksimumin jo vetëm në kupat e Europës, por edhe në sezonin e ardhshëm në Turqi. Fenerbahçe raportohet se ka vënë nën shënjestër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, nisur nga fakti se ai del një lojtar i lirë për pak ditë si dhe nga vetë nevoja për të afruar një mbrojtës të djathtë. Në Turqi bëjnë me dije se klubi turk ka nisur negociatat me menaxherin e Hysajt.

LACIO – Me zyrtarizmin e Mauricio Sarrit në krye të Lacios, mediat në Itali kanë raportuar se mes palëve ka një akord që mbrojtësi i Kombëtares ta ndjekë trajnerin si në kohët e Empolit dhe Napolit. Është raportuar edhe se klubi kryeqytetas ka arritur të kënaqë kërkesat e Hysajt, mirëpo para pak ditësh vetë agjenti i tij, Mario Xhufredi, e mohoi diçka të tillë, duke deklaruar se “Lacio është e mirëseardhur, por deri më tani nuk kam asnjë telefonatë prej saj”./ PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura