Kledi Kadiu dhe Albi Nako solidarizohen me situatën kritike, dhurojnë paratë e eventit për të lënduarit nga tërmeti

Nov 26, 2019 | 17:46
SHPËRNDAJE

Për të lënduarit nga tërmeti i sotëm janë solidarizuar edhe dy balerinët e njohur, Kledi Kadiu dhe Albi Nako.

Ditën e sotme, Kledi do të mbante një workshop në ‘Albi Nako Dance Academy’ por ky event është anuluar.

Ka qenë Albi Nako që përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ky workshop nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një ditë tjetër.

Ai bën me dije se të gjitha paratë që do të mblidhen nga ky event, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

<script>

“Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘ëorkshop’ në ambientet e Albi Nako Dance Academy, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘ëorkshopi’ shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Albi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura