“Ka një lajm shumë të madh”- Ministri Lleshaj flet për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja

Nov 11, 2019 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

lleshajjjjjj-770x433

Grupet kriminale janë goditur kudo. Në çdo qytet: Tiranë, Vlorë, Shkodër, kudo!”, theksoi ministri i brendshëm në emisionin Opinion.

Sa i përket atentatit ndaj prokurorit, ministri tha se nuk dinte shumë detaje për këtë ngjarje pasi nuk ishte drejtues policie.

Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha zoti Lleshaj.

Redjan Rraja, është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi.

Prokuroria dhe Policia vazhdojnë kërkimet për të ndaluar persona të tjerë që mund të këna marrë pjesë në atentat. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se laboratori i Policisë Shkencore ka konfirmuar se plumbat e gjetura në vendin e ngjarjes, janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin që u braktis në fshatin Shkafanë të Ishmit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, nga provat e gjetura në brendësi të automjetit, krahas disa gjurmëve të gishtave pritet të përfitohen edhe disa profile ADN-je për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë./ Opinion/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura