Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani xhenxhefil çdo ditë

Jul 26, 2017 | 10:35
SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme, xhenxhefili është bërë një nga rrënjët më të njohura për shkak të karakteristikave të shquara që mbart dhe përfitimeve shëndetësore që sjell. Xhenxhefili mund të përdoret si shtesë në pije, në ëmbëlsira apo në gatime të tjera.xhenxhefil-1-e1459339598996

Nëse e konsumoni çdo ditë xhenxhefilin disa nga përfitimet që do merrni janë:

Zvogëlon simptomat e kollës dhe dhimbjet e fytit: merrni një rrënjë xhenxhefili, priteni në copa dhe valojeni në ujë për disa minuta. Pijeni lëngun në formë çaji dhe shtojini pak lëng limoni.

Nxit proçesin e tretjes: xhenxhefili shmang fryrjen e stomakut, gazrat dhe problemet me tretjen. Pini një gotë lëng xhenxhefili, çdo natë, 1 orë para se të flini.

Nxit qarkullimin e gjakut: lëngun e xhenxhefilit thitheni me një napë dhe napën vendoseni në zonat ku keni probleme me qarkullimin e gjakut. Lëngun e tij mund ta pini gjithashtu, nëse hasini këto probleme.

Kuron dhimbjet e kokës: kombinimi i xhenxhefilit me mente dhe piper të kuq, mund të jetë më efektivi për kurimin e dhimbjeve të kokës. Në një tenxhere me ujë shtoni disa copa xhenxhefili, disa gjethe mentje dhe një majë luge xhenxhefil. Lagni një napë me lëngun e krijuar dhe vendoseni në ballë për disa minuta, derisa dhimbja e kokës t’ju kalojë.

Sipas “Gazeta Shendeti”, përveç këtyre, xhenxhefili trajton infleksionet dhe inflamacionet e ndryshme, trajton të vjellat, lehtëson dhimbjet e dhëmbit dhe dhimbjet menstruale, pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura