INTERVISTA/ Ish-basketbollistja Nora Goxha tregon për jetën me Arben Mingën: Ikëm në Kanada pas 97’, Benin e trajtuan si hero

SHPËRNDAJE

Ish-basketbollistja e famshme Nora Goxha rrëfen në një intervistë për karrierën dhe njohej me ish-bashkëshortin e saj që tashmë nuk jeton më, futbollistin e Kombëtares së futbollit, Arben Minga.

Nora Goxha

Nora Goxha tregon se përse zgjodhi të ndiqte basketbollin, sport të cilën gjatë kosës kur ajo ka luajtur, kanë qenë basketbollistë edhe disa prej politikanëve të sotëm shqiptar.

Në një intervistë televizive për emisionin “Debati ne Channel One”, ish-basketbollistja e njohur tregon se shkak për largimin nga Shqipëria drejt Kanadasë ishin trazirat e vitit 97’.

Nora Goxha rrëfen gjithashtu momentet që nga njohja me Arben Mingën, martesën me të, sëmundjen e rëndë që e preku dhe pritjen që i bënë futbollistit me famë në vendin e largët, Kanda.

Intetrvista: 

Përshëndetje zonjë dhe faleminderit që pranuat ftesën për këtë intervistë?

Është kënaqësi të dal para publikut shqiptar.

Si je ndjerë këto ditë në Shqipëri?

Shqipëria është atdheu im, gjithmonë do të kem lidhje të ngushta me të pavarësisht se jetoj në Kanada. Por nuk mund të lë pa harruar vendin tim. Zemra ime është këtu.

Nga Kanadaja në Shqipëri, si është jeta mes vendit që je lindur dhe rritur dhe një vendi të huaj si Kanadaja?

Lidhjet e mia me Shqipërinë janë të fuqishme, por nuk mund të lë pas edhe Kanadanë. Është një vend që na hapi dyert dhe na ofroi mundësi të jashtëzakonshme, për të krijuar një jetë më të mirë për fëmijët.

A keni dëgjuar dikë të thotë kur ju ka parë “uuu Nora, ajo basketbollistja e famshme e dikurshme?

Është një rastësi që më ka qëlluar dy herë këtë vit. Një herë një punonjës i Rinasit dhe parukjeria më mbanin mend dhe më njohën kontributin tim në basketbollin shqiptar.

A është Shqipëria më e mirë apo më e keqe nga momenti që ju jeni larguar?

Janë bërë ndryshime për më të mirë.. Dhe po mundohet të ecë përpara.

Si ndjeheni kur ju përmendin, Nora, bashkëshortja e Arben Mingës?

Dua të më njohin fillimisht si Nora basketbollistja për aq kohësh sa kontribuova për basketbollin shqiptar. E më pas si Nora, bashkëshortja e Benit.

Ju keni qenë një nga basketbollistet më të mira të brezit të vet. Çdo të thotë që sot Shqipëria ka për kryeministër një ish-basketbollist? Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dikur ka luajtur basketbollist me “Dinamon”, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka luajtur me “Tiranën”. Klodeta Dibra është kryetare e këshilltarëve të Majtë në Këshillin bashkiak të Tiranës. A është një gjë e mirë kjo dhe pse që kryeministri ish-basketbollist ka afruar në qeverisje si asnjëherë tjetër disa basketbollistë?

Të gjitha këta personalitete që dikur kanë qenë basketbollist, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtime të ndryshme të qeverisjes se shtetit shqiptar. Për faktin që ata janë në krye të këtyre posteve, sepse e kanë merituar nga ana profesionale. Duke qenë basketbollist, duke u mësuar të punosh në grup ndihmon në këtë profesion. Të qenurit sportist, të mëson disiplinën, të punosh fort. Të dyja bashkë ndihmojnë.. Të gjithë këta ish kolegë të mitë, do të bëjnë diçka të mirë për këtë vend.

Keni pasur njohje me tre meshkujt basketbollistë?

Kemi luajtur në pallatin e sportit. Nuk e kam ndjekur shumë Dinamon, por di se ka marr pjesë në ekipin kombëtar. Ai ngelet një mik i mirë për mua.

Keni kuptuar ndonjë ndryshim për sportin?

Më bëri shumë përshtypje, që më në fund në Shqipëri ngrihet një stadium I ri në Elbasan dhe Shkodër. Janë arritje. Duhen bërë më shumë ambiente sportive edhe për fëmijët që luajnë, nisin sportin.

Kishte një arsye të madhe përse u futët basketbollit?

Isha shumë e gjallë dhe e hollë dhe u dashurova pas basketbollit.

Kur jeni thirrur për herë të parë me ekipin kombëtar?

Për herë në qershor të vitit 1986, në Rumani me të rejat. Isha kapitene e skuadrës. Zura vendin e tertë. Për herë të parë që përgatiteshim moralisht e fizikisht.

Kush ishte kulmi I karrierës suaj?

Në shtator 1987, pas lojërave mesdhetare olimpike në Latakia të Sirisë. Ku qëndruam dy javë. Aty mendoj se arrita pjekurinë si lojtare. Fituam medaljen e artë. Unë fitova një çmim si miss Aleppi, në Siri edhe pse nuk u shpall.

Si jeni njohur me Arben Mingën?

Periudhat përgatitore i bënin së bashku. AI ishte ambient i përshtatshëm për tu njohur. Megjithatë, them se hapi i parë ka qenë nga Beni, I cili I vuri pikësynim vetes ta realizonte përmes të tjerëve dhe vetes së tij.

Ju nuk keni qenë bashkë në momentin kur Beni shënoi golin me Belgjikën?

E kam parë në televizor. Është një ndeshje e madhe që e la Benin në histori, me një gol botorë. Kam qenë në shtëpi.

Si e përshkonte Beni atë moment?

Ai thoshte që e rregullova topin mirë, hapin dhe hapa këmbën e mbylla sytë. Për kohën që kemi luajtur nuk kemi shumë arkivë. Jemi të varfër në këtë drejtim, në kohën që teknologjia sot ka ecur shumë.

Po dasma si ishte?

Një nga dasmat që të gjithë e kujtojnë, më 10 qershor 1990. Kjo ka qenë dasma e fundit për të gjithë farefisin sepse u shpërndanë. Ishte një dasmë me 220 veta në dasmën tim e 180 veta në dasmën time.

Ku u zhvillua dasma?

Të dyja janë bërë tek Hotel Arbana. Ishim të privilegjuar që kishim Benin, i cili me shkathtësinë e tij ishte I kudondodhur. Menuja ishte shumë e pasur.

Pastaj ju shkuat në Rumani?

Në pesë maj të vitin 1991, ne u bëmë më djalë. Shumë miq të Benit shkuan në Greqi, edhe ai shkoi ta provonte aty. Për fat aty vjen ekipi I Dinamos së Bukureshtit dhe mbaj mend që presidenti I klubit Januland së bashku me Sulejman Dmeollarin që luante në atë kohë për Dinmon e Bukureshtit. Kanë luajtur  me ekipin që Benin luante me Greqinë. AI ishte I dashuruar me mënyrën sesi Beni luante. E ftoi për në Rumani, se do të dal unë për zot. U nis vetëm për të bërë kontratën mes klubeve dhe unë jam nisur në tetor të 1991. Në fillimisht në Bukuresht, e më pas në ekip tjetër. Kemi qëndruar një vit në Brazhovë, e më pas në Brailaj një zonë më fushore të Rumanisë, një vit. Me këtë ekip, Beni doli në kupën e Rumanisë, ku u rrah.  

Si ishte kontrata atje?

Kontrata në vitet e para, nuk kishim njohuri për shitjet dhe blerjet. Nuk kishin menaxhera për shitjen e blerjen e sportistëve. U bë vetëm një nënshkrim për një shumë prej 30 mijë dollar, ku na u dha vetëm 15 mijë dollarë. Kontrata ishte që edhe po të iknim nuk na paralizonte njeri.

 

Thoshte ndonjë herë Arben Minga, që kisha këtë arritje apo atë…

Është e vërtetë sepse ka qenë një elitë e mrekullueshme sportistësh, jo vetëm në futboll që u dogj për hir  të sistemit. Mbaj mend që Benin e ka kërkuar në 86, një ekip turk. Në ndeshjen me Anglinë, më tregon axhanset që një mik I tij I kishte dhënë, të gjitha të dhënat.

Kur erdhët nga Rumania?

Unë jam kthyer më përpara sepse na u zu shtëpia. Kemi zgjatur shtatë vite me gjyqe. Mbas shtatë vitesh, unë u ktheva derisa pas një viti e gjysmë u kthye dhe Beni dhe vazhdoi me 17 nëntorin.

Sa luajti me Tiranën? 

Me Tiranën luajti  94 -95 dhe 95 -96 . Në sezoni  94 -95  mori kupën. Në sezonin e fundit u shpall kampion kombëtar dhe kampion I kupës së Shqipërisë.

A ka marrë Beni vlerësimet që I takonin për atë që ai I ka dhënë sportit shqiptar?

Ai ka marrë shumë tituj, eshët mjeshtër sporti, mjeshtër I merituar I sportit, ka dy mediale Naim Frashëri e shumë tituj e medalje të tjera. Është shpallur “Hall of fame” nga Edi Rama. Pas vdekjes mori titulli lojtar nderi të federatës shqiptare si dhe medalja që mori nga zoti Bamir Topi.

Përse Beni ka luajtur me 17 Nëntorin?

Ka pasur kërkesa hajde me Partizanin e ik nga Tirana?

Kam dëgjuar nga kunati. Ai ka qenë një ndër iniciatorët që Beni të qëndrojë tek Tirana.

Benit nuk I thanë “Hajde tek Dinamo”..

Ka pasur shumë miq e shoke, si dhe dashamirës të ekipeve të tjera, Një nga këto ka qenë zoti Klem Koloneci, I cili ka qenë I çmendur për Benin, e ai I ofroi hajde tek Dinamo se të japim shtëpi tre dhoma e kuzhine,

 

Përse ikët në Kanada?

Ikja jonë në Kanada u shkaktua nga kushte të caktuara dhe një nga ato se Beni mbeti për një kohë të gjatë pa punë. Ai kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse pasi u kthye nga Romania punonte si drejtor marketing për Gillete. Ai çau dhe e çoi biznesin shumë lart. Pas 1997, trazirave, kompania u mbyll. Për këtë arsye ne morëm atë vendim.

Sa ndeshje ka luajtur Arben Minga me kombëtaren?

28 ndeshje ku ka shënuar dy gola.

Si e përcolli momentin që mjeku I tha që je i diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme?

Është njësoj sikur je I dënuar me vdekje. Por ai ishte trim, ishte I jashtëzakonshëm. Mundohej të a mbante ne me kurajo e shpresë se do ta luftojmë e do të bëhem mirë. Ai luftoi prej dy vjetësh, që nga momenti I diagnostikimit. AI pati operacion. Kaloi në trajtime.

Jemi ndjerë jo si emigrant po sikur ishin në shtëpinë tonë, pasi doktori kryesor na pyeti përse keni ardhur në Kanada. I thamë për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Më tha s’me dukeni të zakonshëm. Beni I tha se kam qenë futbollist me Shqipërinë dhe kapiten me kombëtaren ne vitin 1989 ku luajtëm me Anglinë. Mjeku I tha ti je heroi im. Mjeku na tha që do të qëndroni me mua, do të kujdesem unë për ty.

Kjo tregon vlerësimin që bota I bën sportistëve. Ishte një lehtësim I madh për të dy ne. Një emocion I jashtëzakonshëm. Kur ishim në spital për herë të dytë, kishin kërkuar emrin e Benit në google, e të gjitha na pritën te dera ashensorit duke duartrokitur. Një nga infermieret na tha që Beni ishte njeri I madh.

 

A ju la ndonjë amanet Beni?

Ai e dinte që unë isha një person I fortë me një karakter të fortë dhe për këtë nuk la asnjë amanet. E vetmja gjë që tha kur u diagnostikua, e di si është puna kemi ardhur në këtë jetë e do ikim. Më erdhi keq, por kur mendova që do të lë ty e djemtë, kjo më vrau.

Si ishit momentet e fundit?

Gjithçka ka ndodhur në shtëpi.. Nuk doja që të na linte në spital. E gjithë Amerika erdhi në kortezh, që të jepnin lamtumirën e fundit idhullit të tyre. Ka qenë kaq e madhe pjestare saqë u hapën tre dhoma të funeral home. Shumica ishin shqiptarë por kishte edhe të huaj. Kanë qenë më shumë se 300 persona, makinat nuk mbaronin..

 

Te lidhura

 

22 KOMENTET

Comments are closed.