“I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit”, Balliu: Në asnjë vend të botës s’ka ndodhur që një parti të infiltrojë njerëz në protestë

May 16, 2019 | 19:20

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit Rama, të thënë në konferencën me gazetarët dy ditë më parë.

Në një postim në facebook, Balliu shprehet se Rama në fjalimet e tij e ka vërtetuar shumë herë që Robert Brahaj ishte i infiltruar i Partisë Socialiste në këtë protestë.

klevis-balliu

Sipas Balliut, kjo është një akuzë direkte për kryeministrin, ndërsa shton se në SHBA këta individë dërgohen si tradhtarë në Guantanamo, ndërsa në Shqipëri bëhen kryetar bashkie.

Postimi i plotë:

Rama fakton: I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh Ë Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma?

Kjo është një akuzë direkte për Kryeministrin.

Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë informacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.

Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

rama

© Panorama.al

Te lidhura